KE: Ndihma e radhës për Greqinë në shtator
“FMN nuk ka ndryshuar qëndrim mbi Athinën”
23 korrik 2012 16:48
Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk ka ndryshuar pozicion mbi Greqinë dhe beson se kësti tjetër i ndihmës do t’i akordohet ndoshta në fillim të muajit shtator. Kështu është shprehur KE duke theksuar se kreditorët ndërkombëtarë më parë duhet të përfundojnë një vlerësim mbi reformat e Greqisë të cilat janë të vonuara kundrejt parashikimeve.
Vendimi mbi pagësën e radhës do të merret vetëm atëherë kur të kompletohet rishikimi i këtyre reformave, ka deklaruar zëdhënësi i KE gjatë një konference për shtyp. Në muajt e fundit janë vërtetuar vonesa domethënëse në zbatimin e programit për shkak të rikthimit në zgjedhjet parlamentare në pranverë, ka thënë zëdhënësi.
Gjithsesi KE ka shprehur besimin se vendimi mbi programin e pagesës do të merret gjatë këtyre javëve, dhe ka mundësi të ndodhë në fillim të shtatorit.
Pa bërë asnjë koment mbi shkrimin e revistës gjermane Der Spiegel, mbi vendimin e FMN, për një dalje të mundshme të Athinës nga Euro, zëdhënësi i KE ka thënë se Greqia duhet të qëndrojë në Eurozonë. FMN nuk ka ndryshuar qëndrim mbi Greqinë ka siguruar Komisioni i BE.