Olldashi inspekton rrugën e Arbërit
“Qeveria po përgatit paketën financiare për punimet në 31 kilometrat e mbetura”
14 korrik 2012 16:43
This text will be replaced
Katër kilometra të tjerë në rrugën e Arbërit janë tashmë thuajse të përfunduara, duke i çuar në 21 kilometrat e asfaltuara, ndërkohë që punohet në 13 kilometra të tjerë, ku asfaltimit pritet të nisë së shpejti.
Ministri i Punëv Publike, Sokol Olldashi, gjatë një inspektimi që bëri në lotin që lidh fushë Bulqizën me Qafën e Buallit, tha se ndërkohë qeveria po përgatiti paketën financiare për të filluar punimet në 31 kilometrat e mbetua, ku përfshihen edhe dy veprat e rëndësishme të artit: tuneli i Qafë Murrizit, 2.2 km i gjatë dhe Ura e Vashës, rreth 400 m e gjatë dhe rreth 150 m e lartë.
Rruga e Arbërit është një nga veprat më të rëndësishme, por edhe më të vështirat, që janë në ndërtim e sipër, me financim të buxhetit të shtetit.