Ekonomi
Greqia shkel marrëveshjen me ndërkombëtarët për të reduktuar punonjësit
Gazeta greke “To Vima” citon një raport të Trojkës
24 qershor 2012 17:33
Greqia shkel marrëveshjen e akorduar me BE dhe FMN për shpëtimin e vendit nga kriza duke punësuar në dy vjet rreth 70 mijë punonjës në sektorin publik. Në marrëveshjen me ndërkombëtarët Greqia kishte rënë dakord që të reduktonte numrin e punonjësve publikë me qëllim arritjen e uljes së borxhit publik duke reduktuar shpenzimet në sektorin publik. Lajmi bëhet i ditur nga një raport i publikuar nga gazeta helene “To Vima” sipas të cilës në periudhën 2010-2011 pranimet në administratat lokale, në shëndetësi, forcat e rendit dhe në sektorin e kulturës kanë qenë në nivele të larta, duke shtuar edhe më tej numrin e punonjësve. Gazeta citon një raport të trojkës ku thuhet se ndërsa ligjet flasin për një ulje të numrit të punonjësve në sektorin shtetëror, ata kanë futur personel nga dritarja. Në këtë raport thuhet më tej në të përditshmen “To Vima”, një funksionar i trojkës ka komentuar se më shumë se 12 mijë persona janë punësuar në administratat vendore, edhe pse rregullat në fuqi kërkojnë një reduktim të tyre. Gjithmonë sipas të njëjtës gazetë greke, në 2010 numri total i pensionistëve ka mbetur i pandryshuar në 692 mijë njësi, pavarësisht se kanë dalë në pension 53 mijë punonjës nga sektori publik. Po ashtu, raportohet përmes “To Vima”, në 2011 janë larguar nga puna 40 mijë persona të sektorit publik por në te vertete, reduktimi real ka rezultuar në 24 mijë njësi. Angazhimet e qeverisë së Athinës ishin sipas marrëveshjes një i punësuar në pesë largime nga puna, por më shumë se 16 mijë persona janë pranuar në punë përballë një kufiri maksimal të 8000 punonjësve. Pra sikurse citon edhe funksionari i Trojkës në gazetën “To Vima” në Greqi punonjësit publikë dalin nga dera dhe rihujnë nga dritarja.
Promo
Live Stream
Moti
Sot

29° / 18°
Nesër

29° / 20°
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,10
109.68
EUR / LEK
0,09
141.14
GBP / LEK
-0,17
166.68
CHF / LEK
-0,01
113.35
JPY / LEK
0,14
106.95
Partnerë