Ekonomi
“CEZ shpërndarje” skema lehtësuese për pagesën e debisë
Kompania zgjeron gamën e shërbimeve ndaj konsumatorëve
24 qershor 2012 16:59
Kompania CEZ shpërndarje në kuadër të rritjes së nivelit të arkëtimeve dhe pastrimit të debisë që klientit kanë pa shlyer pranë kësaj kompanie ka vendosur të zgjerojë gamën e shërbimeve ndaj konsumatorëve. një nga këto shërbime është edhe njoftimi i klientëve on line përmes internetit apo telefonit. sipas CEZ shpërndarje njoftohen ata debitorë që nuk kanë paguar në kohë faturat e energjisë.
Nëse klientët edhe pas njoftimit nuk i paguajnë detyrimet brenda afatit të përcaktuar atëherë bëhet ndërprerja e energjisë.
Për ata klientë të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë njëherësh detyrimet mund ti shlyejnë ato me këste mujore.
Për të rritur nivelin e arkëtimeve kompania CEZ shpërndarje ka kontraktuar kompani private për të mbledhur shumën e borxheve. po ashtu në terren operojnë 10 agjenci private përmbarimore në të gjithë vendin, kompani këto që ekzekutojnë urdhrat ekzekutivë të gjykatave për konfiskim pronash apo sendesh të debitorëve që nuk shlyejnë detyrimet.
Promo
Live Stream
Moti
Sot

21° / 18°
Nesër

23° / 16°
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,10
109.68
EUR / LEK
0,09
141.14
GBP / LEK
-0,17
166.68
CHF / LEK
-0,01
113.35
JPY / LEK
0,14
106.95
Partnerë