Ekonomi
Goditje e fortë për turizmin grek
Statistikat e Shoqatës Greke të Turizmit flasin për rënie të prenotimeve në 30%
07 qershor 2012 18:53
Industria e turizmit grek ka pësuar një goditje të fortë gjatë viteve të krizës dhe të recesionit pesëvjecar. Dhunat në sheshe dhe grevat gjatë vitit të kaluar si dhe pasiguria politike aktuale që kulmon me perspektivat për një dalje të Greqisë nga Euro kanë frenuar kërkesat nga ana e turistëve për vendin Helen.

Presidenti i Shoqatës greke të Turizmit, Andreas Andreadis ka parashikuar se të ardhurat nga turizmi mund të ulen për këtë vit me 15%. Sektori bazë i ekonomisë greke është i rëndësishëm si për rritjen e të ardhurave ashtu edhe punësimin pasi një në pesë vet punon në turizëm. Pritjet e Shoqatës greke të Turizmit flasin për një rënie të interesit nga ana e vizitorëve për monumentet historike dhe ishujt grekë.
“Pas zgjedhjeve të 6 majit për shkak të paqëndrueshmërisë politike dhe diskutimeve nëse Greqia do të mbetet në Eurozonë ose jo, kanë ndikuar në uljen e numrit të prenotimeve për gjysmën e sezonit, për korrikun dhe gushtin. Kemi vërejtur një reduktim me 30%. Filloi me 50% dhe tashmë është më pak se 30%.
Por nëse dyqanet, hotelet, baret e restorantet janë të detyruarar të ulin cmimet për të tërhequr tregtinë, të ardhurat kanë tendencën të bien”,- thotë Andreadis.
Për kë punon në këtë sektor gjenden gjithnjë e më i ndrydhur nga të dyja anët. Sipas SETE, çmime më të ulëta çojnë në përfitime më të ulëta, ndërsa taksat e larta me një rritje me 23%, si pjesë e programit të kursimeve qeveritare, sjellin të ardhura më të pakta, duke çuar kështu në humbjen e mijëra vendeve të punës.

Një kamarier që ka punuar prej 57 vjetësh në lokalet qëndrore të kryeqytetit thotë se kurrë më parë nuk ka vërejtur një goditje të tillë të turizmit.


"Unë kurrë nuk e kam përjetuar këtë më parë. jam 72 vjeç dhe kjo situatë që Greqia po kalon, nuk mendoj see ka kaluar ndonjëherë. kjo më kujton kohën e okupimit gjerman gjatë luftës së dytë botërore “- shprehet kamerieri Apostolos Georgilis.

Tradicionalisht Greqia ka qenë një nga destinacionet më kryesore për turistët gjermanë dhe britanikë por numri i tyre ka rënë ndjeshëm gjatë tremujorit të parë të vitit, sipas statistikave të BQG. Operatorët turistik tashmë i kanë drejtuar sytë nga turistë të tjerë si rusë, ukrahinas, nga europa lindore, Israeli dhe Azia.
Imazhi që i është krijuar Greqisë përmes mediave ndërkombëtare ku janë reflektuar pakënaqësitë e gjermanëve apo ekspertëve të tjerë politik dhe të shtypit nuk ndihmojnë në tërheqjen e turistëve të huaj madje edhe përtej Europës.

Akira, një turist japonez, në Athinë për vetëm dy ditë, shprehet se japonezët nuk vijnë nga trazirat politike, ndërsa Jurgen Stegner, një turist gjerman, thotë se ai ndihet si një vizitor i pakëndshëm.
“Është padyshim një konfuzion ekonomik dhe politik për të gjithë, jo vetëm për kë vjen nga japonia, të cilët ndoshta duan ta shmangin Greqinë si një destinacion turistik. Ka shumë protesta dhe siguria në rrugë nuk është e mirë. Nuk jam i befasuar nëse numrat e turistëve janë në rënie”-shprehet turisti japonez.

“Kemi evituar të veshim edhe veshje tipike gjermane pasi këtu në këtë moment shihemi me syrin kritik. Do të ishte më mirë nëse grekët të shohin me kriticizëm në radhë të parë veten e tyre”- thotë Jurgen Stegner.

 Rënia e turizmit ka qenë më e dukshme në vendet si Halkidiki apo Greqinë qëndrore që në muajin maj ku rezortet ishin bosh që në fillim të sezonit veror. Gjithsesi presidenti i shoqatës turistike të Kalitheas në Halkidiki, Theodoros Efstathiou shprehet se ka parë një numër në rritje të turistëve rusë, por nuk është i sigurt nëse rusët do të mbushin arkat bosh të lëna nga turistët e tjerë.

"Në maj dhe qershor kanë ardhur tek ne gjermanët, anglezët dhe ata nga vendet skandinave. Por tani, nga ajo që ne mund të shohim, janë shumë më pak. shpresoj që gjërat të bëhet më mirë në muajt e ardhshëm, por nga ajo që kemi dëgjuar nga hotelet ata janë duke pritur vetëm rusët

Në ishullin e vogël Aegina, një udhëtim 45 minutësh me anije nga kryeqyteti, vijnë pak turistë, veçanërisht turistë grekë, të cilët përbëjnë 80 për qind të trafikut turistik, në raport me vendasit. Kur ata vijnë, shpenzojnë më pak para dhe më pak kohë nga vitet e tjera. Ky turist i vjetër britanik i cili e ka frekuentuar Greqinë prej 20 vjetësh sëbashku me djalin e tij thotë se ka parë shumë ndryshime. Ai thotë se nuk beson se është dhuna e kohëve të fundit dhe paqëndrueshmëria politike që i mbajnë larg të huajt nga Greqia, por rënia globale në tërësi.

Një tjetër vizitore për shumë kohë në Aegina, nga Leicester, thotë se kurrë nuk i ka parë miqtë e saj grek të shqetësuar në këtë mënyrë për raundin e dytë të zgjedhjeve më 17 qershor të cilën mund ta shohin Greqinë jashtë nga euro zona në qoftë se grekët votojnë kundër masave të ashpra të kursimit.

Ndërsa biznesmenët grek të pyetur për të ardhmen e vendit nëse duan apo jo t’i rikthehen dhrahmisë përgjigjen se në një rast të tillë pasojat do të ishin dramatike.

Me një përqindje të turizmit mbi 16% të të ardhurav etë vendit, Greqia nuk mund të përballojë largimin e të huajve dhe tashmë kjo industri përpiqet të gjejë firma të reja për të joshur sërisht turistët në brigjet e saj.

Promo
Live Stream
Moti
Sot

29° / 20°
Nesër

21° / 18°
Pasnesër

23° / 16°
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,10
109.68
EUR / LEK
0,09
141.14
GBP / LEK
-0,17
166.68
CHF / LEK
-0,01
113.35
JPY / LEK
0,14
106.95
Partnerë