Ekonomi
Kompensimi i pronave, hyn në fuqi brenda15 ditëve
Hartimi i metodologjisë së re përcakton çmimet e tokës
26 maj 2012 11:38
Brenda dy javësh pritet të hyjnë në fuqi ndryshimet në ligjin për pronat. Autoritete zyrtare nga dikasteri i Drejtësisë, konfirmojnë se këto ndryshime pritet të fuqizohen sa më parë dhe në fillim të muajit qershor të hartohet metodologjia e re, prej së cilës do të dalin edhe çmimet e reja të kompensimit të pronave. Burimet zyrtare nga ministria, pohojnë se zgjatja e afatit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, e cila aktualisht me ligjin e vjetër ka pushuar së funksionuari, do të shërbejë veçanërisht për të zgjidhur çështjen e 6500 dosjeve. Bëhet fjalë për raste të komplikuara, të cilat sollën edhe nevojën e ndryshimeve brenda ligjit, me qëllim përshpejtimin e këtij procesi. Ministria e Drejtësisë ka deklaruar publikisht se metodologjia e re e pronës pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave në fund të muajit qershor. Kurse përfaqësues të ish-pronarëve shprehen se gjatë kësaj periudhe po zhvillohen konsulta të gjëra me ekspert të Ministrisë së Drejtësisë me qëllim finalizimin e një metodike në interes të subjekteve.
Zërat nga grupet e interesit kanë deklaruar  se ishte e nevojshme ndryshimi i metodikës së vjetër, pasi vlera e tokave kishte evoluar, si pasojë e zhvillimit urban që kishin pësuar në vite.
Ndërkaq, kompensimi financiar për vitin 2012 nuk është kryer ende dhe për procedimin e tij nevojiten çmimet e reja të vlerësimit të tokës.  Çmimet dhe metodika e vjetër janë shfuqizuar tashmë me votimin e ndryshimeve në ligj. Kësisoj është e nevojshme baza e shifrave të reja për kompensimin financiar të vitit 2012. deri tani nga buxheti i shtetit ka shkuar në llogari të kompensimit të ish-pronarëve 37 milionë dollarë.
Promo
Live Stream
Moti
Sot

21° / 18°
Nesër

23° / 16°
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,10
109.68
EUR / LEK
0,09
141.14
GBP / LEK
-0,17
166.68
CHF / LEK
-0,01
113.35
JPY / LEK
0,14
106.95
Partnerë