Forcimi i sistemit bankar europian është tema kryesore e takimit të Ecofin në Bruksel. Ministrat e financave të BE shpresojnë të bien dakord mbi rregullat e reja kapitale për forcimin e sistemit bankar në të gjitha vendet anëtare.
Në mbërritje të këtij takimi ministri i i Financave britanike, George Osborne është shprehur se shpreson që gjatë këtij takimi të arrihet një konsensus.
Jemi duke arritur në një pikë në të cilën kemi pasur mundësinë të marrim një vendim, kemi pasur mundësinë të shohim valutën europiane dhe mbështetjen për të. Një e kaluar shumë e rëndësishme që është sigurisht forcimi i të gjithë sistemit bankar europian dhe pikërisht këtë po kërkojmë sot.
Edhe ministrja daneze, Margarethe Vestager shprehet optimiste për arritjen e një rezultati.
Shpresoj shumë se mund të marrim një vendim të fort sot, sepse kompromisi është i mirëekuilibruar. Gjatë muajit tim këtu si presidente e radhës së BE, kam mësuar se kur të gjithë shprehin pakënaqësi atëherë jemi shumë afër një marrëveshjeje dhe mendoj se jemi gati.
Kryefinancierja austriake Maria Fekter është shprehur përpara takimit se Austria është nën presionin e shteteve të mëdha.
Austria ka një traditë të mirë në njohjen e sekretit bankar dhe ne mbështesim të gjitha masat ndaj krimit dhe pastrimit të parasë, pavarësisht presionit nga shtetet e mëdha.
Qeveria spanjolle ka emëruar dy shoqëri për rishikimin dhe kontrollin e bankave spanjolleka thënë ministri spanjoll Luis de Guindos.
Qeveria spanjolle ka kërkuar që në analizimin e e kapitalit të bankave të përfshihet edhe BE dhe BQE. Besoj se transparenca është thelbësore për të sqaruar dyshimet mbi sistemin tonë bankar.
Sipas ministrit De Guindos, Spanja nuk ka kërkuar asnjë mundësi ndihme përmes fondeve të shpëtimit europian për bankat, duke u angazhuar vet për rimëkëmbjen e sistemit bankar i cili vuan nga një rritje e lartë e kredive me probleme.