Flash: Policia e Durrësit zbardhi vrasjen e shtetasit Mirosh Djaloshi
Policia e Durrësit: U arrestua bashkëshortja e viktimës, Bardhe Djaloshi dhe dy djemtë, Arban Djaloshi dhe F. Djaloshi
Ekonomi
Zgjerim i puseve të naftës në Shqipëri
Petromana Energy dhe Shell kanë programuar që në 2012 të zgjerojnë hartën
18 prill 2012 15:20
Petromana Energy dhe Shell kanë programuar që në vitin 2012 të zgjerojnë hartën e puseve të reja të naftës në Shqipëri. Bëhet fjalë për shpimin e puseve të reja, në zona që deri tani nuk njihen si zona naftëmbajtëse në vendin tonë. Sipas analizave të eskpertëve, në muajin maj priten rezultatet e para.

Sipas drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Besian Pesha kjo konsiderohet si një investim shumë i rëndësishëm, duke qenë se procesi i shpimit kryhet nga një kompani prestgjioze në këtë sektor sikurse është SHELL, që ka programuar të investojë 50 milionë dollarë.

Zoti Pesha bën të ditur edhe zonat e reja ku do të kryhen këto shpime pusesh.
Drejtuesit e dy kompanive në fjalë zhvilluan së fundmi një takim me ministrin e Ekonomisë, Nasip NAço, ku përfaqësuesit më të lartë të këtyre kompanive u shprehën se ky vit do të jetë një vit zbulimi, përsa i përket fushës së naftës.
Live Stream
Moti
Sot

23° / 14°
Sondazh
A duhet që Shqipëria të hapë kufijtë për refugjatët?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-0,14
122.16
EUR / LEK
0,27
138.29
GBP / LEK
-2,96
175.23
CHF / LEK
-0,40
125.14
JPY / LEK
1,79
112.19
Partnerë