Flash: Presidenti Nishani takim me përfaqësues të pushtetit vendor
Takimi i Presidentit Nishani me perfaqesuesit e pushtetit vendor per ligjin e reformes administrativo-territoriale
Ekonomi
Taksat e bashkisë për vitin 2012
22 mijë biznese të kryeqytetit përfitojnë nga reduktimi i detyrimeve
25 dhjetor 2011 15:37
22 mijë biznese të kryeqytetit do të përfitojnë nga reduktimi i detyrimeve ndaj Bashkisë së Tiranës. Në datën 1 janar të vitit të ardhshëm hyjnë në fuqi tarifat e reja që bashkia e kryeqytetit ka hartuar për bizneset që operojnë brenda juridiksionit të kësaj bashkie. Këto tarifa financiare do të jenë disa herë më të ulta se ato që kanë paguar deri më tani bizneset kryeqytetase.
Projekti i ri i bashkisë që do të aplikohet që në ditën e parë të vitit 2012, parashikon reduktimin e 60 tarifave administrative shërbimi. Sipas të dhënave Këshilli Bashkiak ka vendosur që nga 64 tarifa administrative të mbeten vetëm 7, dhe nga 17 tarifa shërbimi të mbeten vetëm 14.
Dy nga taksat që do të lehtësojnë ndjeshëm barën fiskale të biznesit janë ajo për pastrimin dhe tarifa që paguhet për reklamën. Bashkia e Tiranës ka vendosur që taksa e pastrimit dhe largimit të mbeturinave do të jetë, për kategorinë familjare 5 mijë lek në vit, për biznesin e vogël do të jetë sa 10% e nivelit të taksë vjetore që paguajnë.
Për biznesin e madh kjo taksë do të variojë nga 2500-37500 lek në vit, dhe 19 mijë – 47 mijë për biznesin vip. Përsa i përket detyrimeve mbi tabelën, projekti i ri i bashkisë parashikon që bizneset të paguajnë 120 lek në vit për tabelën e vendosur me qëllim identifikues, dhe 45 mijë lek për m2 për tabelat që shërbejnë për reklamimin e biznesit.
Tarifave të shërbimeve publike në tregjet e kryeqytetit, bashkia parashikon që biznesi të paguaj 3500 lek/ muaj kur operon në një treg me artikuj industrial dhe 2 mijë lek/muaj për tregjet e tjerë. Ndërkaq taksa vendore e biznesit të vogël, që llogaritet si detyrim vjetor, do të vazhdojë të paguhet me 4 këste, përkatësisht në datat 20 prill, 20 korrik, 20 tetor, dhe 20 janar të vitit pasardhës.
Live Stream
Moti
Sot

33° / 21°
Sondazh
Apo e lufton si duhet qeveria trafikun e drogës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,85
104.88
EUR / LEK
0,50
139.44
GBP / LEK
0,30
174.5
CHF / LEK
0,73
115.23
JPY / LEK
0,03
101.56
Partnerë