Flash: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizim për arrestimin e Tahirit, pas akuzave se është i implikuar në trafik droge
Bota
SHBA e Izraeli largohen nga UNESCO
Nuk pëlqejnë politikën e organizatës në favor të Palestinës
12 tetor 2017 20:14
Pas Shteteve të Bashkuara, edhe Izraeli vendosi të tërhiqet nga UNESCO. Të dyja vendet akuzojnë institucionin ndërkombëtar, që mbron trashigëmisë kulturore botërore se diskriminon Izraelin. 

Pas Shteteve të Bashkuara, edhe Izraeli vendosi tërheqjen nga UNESCO. Vendimin e bëri publike zyra për shtyp e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Jeruzalem. Arsyet janë po ato, që detyruan edhe Shtetet e Bashkuara, të njoftonin më herët gjatë të enjtes, tërheqjen nga kjo organizatë. 
Siç bëjnë të ditur mediat amerikane, administrata Tramp akuzon UNESCO-n për tendenca diskriminuese anti-izraelite në vendimet e saj.
Drejtora e përgjithshme e agjencisë ndërkombëtare kulturore Irina Bokova e konsideroi largimin e Shteteve të Bashkuara, "një humbje shumë e madhe për Uneskon".
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara e Izraelit kundër UNESCO-s i ka ngritur në veçanti rezolutat e fundit, në veçanti ajo e miratura në tetor të 2016-ës, ku përcaktohej se emërtimet në qytetin e vjetër të Jeruzalemit duhej të njiheshin ndërkombëtarësh në bazë të emërtimeve arabe e islamike. Izraeli e kundërshtoi fuqishëm këtë rezolutë, duke e konsideruar si provokative dhe diskriminuese. Rezoluta, një nismë e 7 vendeve arabe mes të cilave Egjipti, Algjeria, Libani e Katari i quante objektet historike që kishin lidhje me hebraizmin, krishtërimin dhe islamizmin si trashëgimi kulturore palestineze dhe jo-izraelite. 
Shtetet e Bashkuara ndërprenë kontributin financiar për UNESCO-n, që në vitin 2011. Vendimin e mori në shenjë proteste ndaj antarësimit me të drejta të plota të Palestinës pranë kësaj organizate në po të njejtin vit. Shtetet e Bashkuara ishin kontributori financiar më i madh për UNESCO-n dhe jepnin çdo vit 80 milion dollarë, çka përbënte 22% të buxhetit vjetor, të organizatës që mbron dhe kujdeset për objektet që përbëjnë trashëgimi historike botërore në vende të ndryshme të globit. 
Por kjo nuk është hera e parë që Uashingtoni vepron në këtë mënyrë. Administrata e presidentit Regan vendosi të tërhiqej nga organizata në 1984 gjatë Luftës së Ftohtë. Në Unesko, SHBA hyri përsëri në vitin 2002 gjatë presidencës së Xhorxh Bush.
Live Stream
Moti
Sot

26° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,37
113.1
EUR / LEK
-0,33
133.5
GBP / LEK
-0,47
151
CHF / LEK
0,90
116.3
JPY / LEK
-98,82
1.01
Partnerë