Flash: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizim për arrestimin e Tahirit, pas akuzave se është i implikuar në trafik droge
Bota
Festa Kombëtare e Spanjës nën hijen e Katalonjës
Puigdemon refuzon Mbretin dhe nuk merr pjesë
12 tetor 2017 13:05
Festa Kombëtare e Spanjës është celebruar nën hijen e krizës me Katalonjën. Në paradën e përvitshme përkrah Mbretit Felipe i Gjashtë dhe kryeministrit Rahoi, mungoi presidenti I rajonit separatist, Karles Puixhdemon.

Mbërritja e mbretit Felipe i Gjashtë i shoqëruar nga mbretëresha Letisia, dy vajzat e tij dhe kryeministri Mariano Rahoi, ka hapur në Madrid paradën tradicionale ushtarake për festën kombëtare “Hispanidad”. Në paradën e shëtitores “Kastejana” u përfshinë 3800 ushtarë, agjentë të Policisë Kombëtare të Spanjës dhe Garda Civile.
Bashkë me mbretin dhe kryeministrin Rahoi, mes shumë presidentëve rë rajoneve të tjera autonome munguan ai i Katalonjës, Karles Puixhdemon dhe ai bask Inigo Urkuju. Skena ku qëndruan autoritetet e shtetit këtë vit u vendos në lartësinë e stadiumit “Santiago Bernabeu” të Real Madridit.
Dita e festës kombëtare është përjetuar nën hijen e konfliktit me Katalonjën, krizën më të rëndë kushtetuese të Spanjës që prej përfundimit të diktaturës frankiste. Ndërkohë, La Vanguardia raporton se një 38-vjeçar do të humbasë shikimin pasi mbeti i plagosur nga një plumb gome të qëlluar nga policia spanjolle gjatë referendumit të 1 tetorit. Ndërhyrja e agjentëve të dërguar nga Madridi në Katalonjë shkaktoi mbi 900 të plagosur.
Qeveria separatist e presidentit të Katalonjës, Karles Puixhdemon mund t’i ketë ditët e numëruara pas shpalljes së pavarësisë, ekzekutimin e së cilës e pezulloi më pas. Por ky vendim ka shkaktuar zemërimin e Madridit. Kryeministri Rahoi ka aktivizuar procedurën e aplikimit të artikullit 155 të kushtetutës së Spanjës , që parashikon heqjen e autonomisë së Katalonjës dhe i lejon Madridit të marrë kontrollin. Shefi I qeverisë spanjolle i ka dhënë afat presidentit Puixhdemon që të sqarojë nëse e ka shpallur apo jo pavarësinë e rajonit deri ditën e hënë. Më pas Rahoi do i kërkojë parlamentit që të miratojë ndërhyrjen në Katalonjë.
Live Stream
Moti
Sot

26° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,37
113.1
EUR / LEK
-0,33
133.5
GBP / LEK
-0,47
151
CHF / LEK
0,90
116.3
JPY / LEK
-98,82
1.01
Partnerë