Flash: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizim për arrestimin e Tahirit, pas akuzave se është i implikuar në trafik droge
Bota
Zjarret në Kaliforni
Më shumë se 600 të zhdukur, 23 viktima dhe me mijëra banesa të shkatërruara
12 tetor 2017 11:05
Përkeqësohet dhe më shumë situata në Kaliforni nga zjarret ku më shumë se 600 persona rezultojnë të zhdukur, numri zyrtar i viktimave ka shkuar në 23 dhe me mijëra banesa janë shkrumbruar.
Rritet numri i të zhdukurve në veri të Kalifornisë ku prej ditësh zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë zjarret. Numri zyrtar i viktimave është 23 ndërsa të zhdukurit janë 670 sipas autoriteteve vendore të cilat këmbëngulin se ky është një bilanc i përkohshëm. Mediat amerikane raportojnë se sitata sa vjen e përkeqësohet pasi numri i vatrave të zjarrit ka shkuar nga 17 një ditë më parë në 22. Ndërsa metereologët nga ana e tyre nuk parashikojnë relshje shiu ë paktën deri në datën 20 tetor. 
zjarret kanë shkatërruar më shumë se 3500 banesa dhe struktura tregtare shumë prej të cilave në zonën e vreshtave në kontenë e Napës. 
Zjarrfikësit luftojnë prej ditësh kundër zjarreve që deri tani kanë shkaktuar bilancin më të rëndë të vitktimave në historinë e shtetit, por numri i tyre pritet të jetë më i madh. Por me mijëra persona konsiderohen të pastrehë dhe 25 mijë të tjerë janë evakuar. 
Zjarret nisën mbrëmjen e së dielës dhe autoritetet konfirmojnë se nuk e kanë zbuluar ende nëse kanë të bëjnë me zjarrvënie të qëllimshme.
Live Stream
Moti
Sot

26° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,37
113.1
EUR / LEK
-0,33
133.5
GBP / LEK
-0,47
151
CHF / LEK
0,90
116.3
JPY / LEK
-98,82
1.01
Partnerë