Flash: Krim në familje në Shkodër, xhaxhai vrau me thikë nipin e tij
Shkodër, sipas policisë viktima është Mirsad Kuçi 33 vjeç, ndërsa autor i krimit është xhaxhai i tij Bujar Kuçi 62 vjeç
Bota
E kritikuar për masakrat në Mianmar
Aung San Suu Kyi bojkoton Asamblenë e Përgjithshme të OKB
13 shtator 2017 13:17
E vendosur në qendër të kritikave për indiferencën ndaj masakrave kundër minoritetit musliman në Mianmar, liderja de facto Aung Su Ki vendos të bojkotojë asamblenë e përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 
Liderja de facto e Mianmar, Aung San Su Ki nuk do të jetë e pranishme në Asamblenë e Përgjithshme të kombeve të bashkuara në program për javën e ardhshme. Zëdhënësi i qeverisë i cili konfirmoi lajmin për mediat, nuk dha detaje të reja. Cmimi Nobel për Paqe,në fjalën e saj të parë zyrtare në tribunën e OKB-së, u përball me cështjen delikate të minoritetit musliman Rohingia në vend. Minoritet ndaj të cilit kohët e fundit po kryhet një masakër, e për këtë arsye rreth 370 mijë prej tyre janë larguar për në Bangladesh. Aung Su Ki është kritikuar nga komuniteti ndërkombëtar për indiferencën e saj në këtë situatë. Situatë që nga komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, e cilëson sinjë spastrim etnik. Aung San Suu ki nga ana e saj në një telefonatë me presidentin turk erdoan denoncoi një fushatë dizinformimi madje dhe lajme të rreme pasqyrimin që po i bëhet situatës. 
Minoriteti i persekutuar, Rohingia, është një minoritet musliman që jeton në shtetin e Rakines, dhe dhuna ndaj tyre ka ngjallur kritika të ashpra të arenës ndërkomëbatare. Por dhe ap;elin e disa fituesve të cmimit Nobel të cilët shprehen të shqetësuar nga heshtja e koleges së tyre. Disa aktivistë të të drejtave të njeriut në Indonezi, vendin me popullsinë më të madhe muslimane në botë, i kanë kërkuar komitetit për Nobel që t'ia tërheqin cmimin lideres së Birmanisë. 
Kritikat më të ashpra ndaj Ang su ki vijnë nga një tjetër fituese e cmimit nobel për paqe. aktivistja pakistabeze dhe muslimane Malala Jousafzai e kritikoi publikisht për injorimin që po i bënte spastrimit etnik. Por Su Ki, një budiste, nuk mund të humbë mbështetjen e mazhorancës së popullit të saj që urren muslimanët 
Live Stream
Moti
Sot

24° / 15°
Nesër

25° / 16°
Pasnesër

27° / 17°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,30
112.09
EUR / LEK
-0,74
132.24
GBP / LEK
-2,29
146.22
CHF / LEK
-1,73
115.13
JPY / LEK
-1,44
101.13
Partnerë