Flash: Spanjë, policia parandaloi një sulm tjetër të ngjashëm me atë të Barcelonës
Spanjë, 5 terroristët që u vranë nga policia kishin në trup jelekë me eksploziv dhe ishin gati për të kryer sulmin
Bota
Raketat nukleare të Koresë së Veriut
Autoritetet në Guam shpërndajnë udhëzime për banorët që të mbrohen
12 gusht 2017 14:52
Autoritetet e ishullit Guam në Paqësor kanë shpërndarë për banorët një udhëzues se si të mbrohen në rast të një sulmi me raketa bërthamore nga Koreja e Veriut. Pavarësisht kësaj guvernatori i këtij ishulli thotë se janë 1000% të sigurtë dhe të mbrojtur nga SHBA.
Kërcënimet e Koresë së Veriut kanë vënë në alarm, fillimisht Hauain, ndërsa tani dhe Guam. Departamenti I Sigurisë për Ishullin, që gjendet në pjesën perëndimore të oqeanit Paqësor, ka vendosur të shpërndajë për 162 mijë banorët, udhëzime zyrtare se si të sillen në rast të një sulmi bërthamor. Autoritetet kanë publikuar në mediat sociale dhe një sajtin e tyre një document me dy faqe.
Mes sugjerimeve të Sigurisë së Brendshme dhe Zyrës për Mbrojtjen Civile të Guam, gjendet edhe thirrja për strehim në një listë banesash, shkollash apo në vendet e punës. Në rast të një sulmi raketor, banorët ftohen të mos e shikojnë dritën e shpërthimit, pasi mund të verbohen. Një tjetër kërkesë në rast se lëshohet një raketë bërthamore është që banorët të shtrihen në tokë dhe të mbulojnë kokën me duar, duke rikujtuar se pas shpërthimit, vala bërthamore mund të dojë 30 sekonda që të mbërrijë. 
Këshillohet gjithashtu edhe larja e trupit me ujë dhe sapun, sa më shpejt që të jetë e mundur, ndërsa bëhet thirrje që të mos përdoret balsam për flokët pasi ndihmon përhapjen e radioaktivitetit në flokë.
Koreja e Veriut, më herët ka njoftuar se një rakete të vetme I duhen 18 minuta për të udhëtuar drejt ishullit amerikan dhe bëri me dije se 4 të tilla do të lëshohen Brenda gushtit. Pavarësisht këtij kërcënimi, zyra e turizmit në Guam shprehet e qetë. “Rrethanat nuk janë më të mirat, por kjo është një mundësi e mire që të njihemi nga pjesa tjetër e botës: kultura jonë, ku jemi dhe kush jemi”, tha Josh Tyquiengco.
Enjëjta thirrje është bërë edhe nga guvernatori I Guam, Edi Baza Kalvo, I cili ka folur në telefon me presidenti amerikan, Donald Trump. “Zoti Presidenti, si guvernator I Guam dhe si qytetar amerikan, unë nuk jam ndjerë kurrë më I sigurtë se kaq me ju në krye”, thotë Kalvo në një video të publikuar në profilin e tij në facebook. “Mos u shqetëso për asgjë”, thotë Trump nëpërmjet telefonit. Ndërsa më tej presidenti amerikan I tregon guvernatorit të Guam se ai dhe vendi që drejton janë bërë shumë të famshëm.
Live Stream
Moti
Sot

35° / 22°
Sondazh
A do të jetë riviera shqiptare destinacioni juaj për këtë sezon veror?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,30
112.09
EUR / LEK
-0,74
132.24
GBP / LEK
-2,29
146.22
CHF / LEK
-1,73
115.13
JPY / LEK
-1,44
101.13
Partnerë