Flash: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizim për arrestimin e Tahirit, pas akuzave se është i implikuar në trafik droge
Bota
Fillon mobilizimi në Korenë e Veriut
3.5 milionë qytetarë janë gati të ndihmojnë ushtrinë në luftën kundër SHBA
12 gusht 2017 13:58
Koreja e Veriut ka nisur mobilizimin qytetar për një luftë të mundshme me Shtetet e Bashkuara pas përshkallëzimit të tensionit. Sipas një gazete të regjimit komunist, 3.5 milionë qytetarë janë shprehur të gatshëm të ndihmojnë ushtrinë e liderit Kim Jong Un.
Të pakten 3.5 milionë të rinj dhe ushtarë të dalë në pension I janë bashkuar ushtrisë së Koresë së Veriut për të luftuar kundër Shteteve të Bashkuara. Lajmi është bërë I ditur nga media shtetërore e vendit komunist që shton se qytetarët po ngrihen për t’u hakmarrë ndaj Uashingtonit. 
“E gjithë popullata po ngrihet anembanë vendit për t'u hakmarrë kundër mijëra amerikanëve”, shkraun Rodong Sinmun, një gazetë e partisë së punës e Koresë së Veriut. Kjo media citohet nga agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut, Jonhap. Sipas gazetës, 3.47 milionë qytetarë, përfshirë studentë dhe ushtarë të dalë në pension, kanë kërkuar nga autoritetet që të hynë në ushtri.
“Në provincën veriore Huanhae, 89 mijë të rinj janë lutur që të regjistroheshin vetëm më 9 gusht. Në Daedong, qarku i provinces jugore Piongan, më shumë se 20 mijë studentë, anëtarë të partisë dhe punëtorë, paraqitën kërkesa për regjistrim ose rikandidim”, shkruan gazeta e vendit komunist. Mobilizimi qytetar vjen pas kërcënimeve të fundit të bëra nga presidenti amerikan, Donald Trump. Javën e kaluar miliona qytetarë dolën në sheshin kryesor të Penianit për të treguar mbështetjen ndaj liderit Kim Jon Un, pas vendosjes së sanksioneve të reja nga Kombet e Bashkuara. Në çdo deklaratë, regjimi I Koresë së Veriut premton se do asgjësojë Shtetet e Bashkuara. Madje sëfundmi ka dhe një plan për të sulmuar bazën ushtarake amerikane Guam, në paqësor. Një veprim I tillë, vlersojnë analistët do të niste një luftë mes dy vendeve.
Live Stream
Moti
Sot

26° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,37
113.1
EUR / LEK
-0,33
133.5
GBP / LEK
-0,47
151
CHF / LEK
0,90
116.3
JPY / LEK
-98,82
1.01
Partnerë