Flash: Liga e Europës, Skënderbeu u kualifikua në turin e tretë
Liga e Europës, Skënderbeu mundi me rezultatin 2-0 skuadrën e Kairat Almaty. Golat u shënuan nga Sabien Lilaj 50’ dhe Sebino Plaku 83’
Bota
Rëndohet situata në Jemen si pasojë e epidemisë së kolerës
Rreth 300 mijë të infektuar të rinj
17 korrik 2017 14:55
Jemeni është pranë shpalljes së gjendjes së alarmit për shkak të epidemisë së kolerës e cila regjistorn 1700 viktima që nga muaji prill dhe 300 mijë raste të reja infektimi.

Rëndohet edhe më shumë epidemia e kolerës në Jemen. Autoritetet vendore kanë pastruar rrugët si dhe kanë hequr mbeturinat, dhe larguar shitësit ambulantë për të evituar përkeqësimin e situatës. Sipas kryqit të kuq ndërkombëtar janë 300 mijë rastet e reja të infektimit. Sipas organizatës botërore të shëndetësisë 41 për qind e këtyre rasteve janë fëmijë. Sipas të dhënave të fundit të Kombeve të Bashkuara që nga muaji prill numri i viktimave të kësaj sëmundjeje është të paktën 1.700.
Një situatë dramatike në një vend që përvec epidemisë së kolerës duhet të përballet dhe me luftën. Sipas organizatës jo qeveritare Oksafam, plani për emergjencën shëndetësore në vend, financohet vetëm deri në 33.8 për iqnd të kostos. Një krizë e lënë në harresë, në një moment kur doktorët dhe personeli mjekësor nuk paguhen prej muajsg. Sëmundja përhapet nëpërmjet jit të ndotur, dhe shërbimet shëndetësore higjenike mbeten prioritet. 
Live Stream
Moti
Sot

36° / 23°
Nesër

37° / 23°
Pasnesër

37° / 22°
Sondazh
Kush mendoni se do ta fitojë garën për kryetar të Partisë Demokratike?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,50
113.9
EUR / LEK
0,60
132.6
GBP / LEK
-1,60
148.2
CHF / LEK
0,70
119.9
JPY / LEK
101,10
102.04
Partnerë