Flash: Krim në familje në Shkodër, xhaxhai vrau me thikë nipin e tij
Shkodër, sipas policisë viktima është Mirsad Kuçi 33 vjeç, ndërsa autor i krimit është xhaxhai i tij Bujar Kuçi 62 vjeç
Bota
Martin Schultz propozon një buxhet të përbashkët
Për vendet e zonës euro
17 korrik 2017 14:50
Duke kritikuar politikat e ndjekura nga Merkel, kandidati për kancelar të Gjermanisë në zgjedhjet e shtatorit Martin Shulz ka shpalosur programin e tij qeverisës para mbështetësve të tij.

“Eurozona ka nevojë për një buxhet të përbashkët për të rritur investimet dhe Gjermania duhet të jetë e përgatitur që të bëjë më shumë në Europë, ndoshta duke rritur kontributet financiare në bllok”. Kështu deklaroi lideri i socialdemokratëve Martin Schulz para mbështetësve të tij në Berlin. Ai akuzoi kancelaren Angela Merkel gjatë fjalimit të tij se nuk i ka treguar zgjedhësve se si do ta forcojë BE-në dhe si do të arrijë të plotësojë premtimin për punësim të plotë. Schultz prezantoi planin e tij për rritjen e investimeve dhe kthimin e solidaritetit në Evropë.
“Partia ime mbështet më shumë investime në Evropë. Ne jemi në favor të një buxheti të përbashkët për investime në Eurozonë dhe jemi në favor të një ministri evropian financash që të ngrihet kundër konkurrencës së dëmshme të taksave dhe evazionit fiskal”, tha ai. Schulz, ish-president i Parlamentit Evropian, shpreson të mundë Merkelin në zgjedhjet e 24 shtatorit, por socialdemokratët e tij të qendrës së majtë, duket se kanë humbur pikë në sondazhe pas një fillimi të vrullshëm pas emërimit të tij në janar të këtij viti.
Live Stream
Moti
Sot

24° / 15°
Nesër

25° / 16°
Pasnesër

27° / 17°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,30
112.09
EUR / LEK
-0,74
132.24
GBP / LEK
-2,29
146.22
CHF / LEK
-1,73
115.13
JPY / LEK
-1,44
101.13
Partnerë