Flash: Policia sekuestroi rreth 1 ton kanabis sativa në orët e para të mëngjesit
Policia bllokoi një Velierë midis plazhit të Levanit dhe Darëzezës, në bord u kapën një shqiptar dhe një italian
Bota
Referendumi kundër Maduros në Venezuelë
98.4% e popullsisë refuzojnë ndryshimin e kushtetutës
17 korrik 2017 12:41
6.3 milionë venezuelianë votuan në referendumin kundër Maduros, presidentit të vendit. Gjatë votimeve nuk kanë munguar tensionet dhe dhuna, nga e cila, sipas opozitës kanë humbur jetën dy persona. 

98.4% e venezuelianëve, 6.387.854 persona, votuan në referendumin informal kundër planit të presidentit Nikolas Maduro për të rishkruar kushtetutën e vendit. Të dhënat janë bërë publike nga opozita në vend dhe nga komisioni i garancisë, që organizuan dhe referendumin. 
Referendumi përfaqësoi një prove force nga ana e Lëvizjes së unionit demokratik me synimin për të kundërshtuar projektin e presidentit i cili dëshiron të krijojë një asamble kushtetuese për të marrë pushtetin e plotë në vend. 
Votimi jo zyrtar ka shkaktuar gjakderdhje në Karakas si dhe tensione në qytete të tjera të vendit. Sipas prokurorisë të paktën një person ka humbur jetën në kryequtet por drejtuesit e opozitës këmbëngulin se janë dy viktima dhe katër të plagosur rëndë. 
Të dielën, për disa orë nuk ka pasur raportime për incidente të rënda të provokuara nga grupime pranë qeverisë dhe situata u duk nën kontroll. Zëvendës kryetari i parlamentit pranoi se kishte pasur përpjekje për të sabotuar referendumin por votimi ka vijuar rregullisht. 
Mediat në vend u fokusuan në Katia një zonë popullore në perëndim të kryeqytetit ku me qindra persona kanë protestuar kundër një grupi ushtarësh të njësisë së Gardës Kombëtare të cilët prej ditësh përdoren nga qeveria për të shtypur protestat.
Situata degjeneroi shumë shpejt duke bërë që në zonë të shpërndahej paniku dhe një grup votuesish u strehuan në një kishë aty pranë. Dëshmitarë okularë raportuan për sulm të paraushtarakëve të armatosur kundër civilëve.
Live Stream
Moti
Sot

25° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,30
112.09
EUR / LEK
-0,74
132.24
GBP / LEK
-2,29
146.22
CHF / LEK
-1,73
115.13
JPY / LEK
-1,44
101.13
Partnerë