Flash: Përfaqësuesit e Televizioneve: Për reklamat e partive politike do të zbatojmë Kodin Zgjedhor
Përfaqësuesit e Radiotelevizioneve i kanë dërguar letër ankesë KQZ-së, AMA-s dhe OSBE-së për ligjin e “Partive Politike”
Bota
Akuzat për përdhunim ndaj themeluesit të Wikileaks Julian Assange
Prokuroria suedeze rrëzon akuzat
19 maj 2017 13:30
Themeluesi i Uikiliks Julian Assange nuk është më i akuzuar për përdhunim pasi prokuria suedeze e ka deklaruar të mbyllur dosjen e tij. prej pesë vjetësh Assange jeton në ambasadën e Ekuadorit në Londër për të evituar ekstradimin. 
Prokuroria suedeze ka arkivua hetimet për akuzat për përdhunim ndaj themeluesit të Uikiliks, Julian Assange, duke tërhequr dhe urdhërarrestin europian për të. Që nga viti 2012 Assange është strehuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër për të evituar ekstradimin në Suedi. Asange i frikësohej për pasojë dhe një ekstradimi të mëtejshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 
Uikiliks tashmë sfidon Britaninë e Madhe. Autoritetet britanike refuzojnë të konfirmojnë apo të mohojnë nëse kanë pasur një kërkesë për ekstradimin e Assange në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një qëndrim që sipas Uikiliks fsheh përpjekjen për ndaluar që Assange të jetë një njeri i lirë në Londër
Për momentin Skotland Jard ka deklaruar se për britaninë e Madhe urdhërarresti mbetet ende në fuqi dhe pse akuzat më të rënda ndaj Assange janë rrëzuar. 
Por Uikiliks në faqen e saj në internet e konsideron këtë qasje si një kamuflazh pëkr të fshehur synimin e një procesi tjetër gjyqësor kësaj here amerikan, pasi themeluesi Assange ka publikuar me qindra mijëra dokumente diplotaike dhe të shërbimeve sekrete ushtarake amerikane. Menjëherë pas vendimit të Prokurorisë suedeze një fotografi ku Assange është i qeshur, u publikua në profilin e tij Tuiter. 
Live Stream
Moti
Sot

25° / 16°
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-0,86
126
EUR / LEK
-1,41
134.93
GBP / LEK
2,72
161.18
CHF / LEK
-1,14
126.19
JPY / LEK
3,33
115.47
Partnerë