Flash: Policia sekuestroi rreth 1 ton kanabis sativa në orët e para të mëngjesit
Policia bllokoi një Velierë midis plazhit të Levanit dhe Darëzezës, në bord u kapën një shqiptar dhe një italian
Bota
Automjeti shtyp kalimtarët në Times Square
Një viktimë dhe 23 të plagosur. Autori, një ish marins
19 maj 2017 13:19
Një ish-marins 26 vjecar ka shtypur disa kalimtarë në Times Square në Nju Jork duke shkaktuar një viktimë dhe 23 të plagosur. Policia amerikane e ka klasifikuar ngjarjen si një aksident pasi autori ishte në gjendje të dehur
Panik në Nju Jork ku një automjet ka shtypur disa kalimtarë në një trotuar në qendër të Times Square. Bilanci flet për një viktimë, një vajzë 18 vjecare, alisa Elsma nga Micigan, dhe 23 të plagosur, nga të cilët katër në gjendje të rëndë. Policia ka arrestuar shoferin e mjetit duke dalë në përfundimin se nuk bëhet fjalë për një akt terrorisr por për një aksident. Autori ishte në gjendje të dehur dhe sipas mediave amerikane ai është Richard Rojas, 26 vjec, rezident në Bronx.
Dëshmitarët okularë tregojnë se kanë dëgjuar një goditje të frtë, dhe më pas panë njerëz të shtrirë në trotuar e të tjerë që largoheshin me shpejtësi.
Ndërkohë mediat amerikane publikojnë detaje të reja rreth rrëfimit të 26 vjecarit para policisë. Ai ka thënë se në momentin e përplasjes ka dëgjuar zëra në kokën e tij dhe mendonte se do vdiste. Pamjet e filmuara në vendngjarje tregojnë në fakt se ish marinsi sapo ka dalë nga automjeti ka nisur të vrapojë, të ulërasë dhe të hidhet deri në momentin që u bllokua nga agjentët e policisë. 
Live Stream
Moti
Sot

25° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,30
112.09
EUR / LEK
-0,74
132.24
GBP / LEK
-2,29
146.22
CHF / LEK
-1,73
115.13
JPY / LEK
-1,44
101.13
Partnerë