Flash: Krim në familje në Shkodër, xhaxhai vrau me thikë nipin e tij
Shkodër, sipas policisë viktima është Mirsad Kuçi 33 vjeç, ndërsa autor i krimit është xhaxhai i tij Bujar Kuçi 62 vjeç
Bota
Alarmi nga Gjermania
Ballkani Perëndimor po bie nën influencën e islamit radikal arab e turk
18 maj 2017 14:58
Gjermania është e shqetësuar se në Ballkanin Perëndimor po rritet ndikimi i islamit radikal. E përditshmja gjermane "Die Velt" i referohet disa burimeve nga qeveria në Berlin, të cilat thonë se po konstatohet rritje e ndikimit veçanërisht të grupeve radikale vehabiste të mbështetura nga Arabia Saudite. Po ashtu edhe Turqia po përpiqet të luajë një rol sa më aktiv në territoret e dikurshme të perandorisë osmane. 
Organizata misionare nga Arabia Saudite janë aktive në Kosovë dhe po zgjerojnë interpretimin e vehabizmit në fenë islame nëpërmjet imamëve të dërguar - thuhet në vlerësimin e qeverisë gjermane. Gazeta konstaton se vehabizmi është pothuajse indentik me salafizmin. Më tej gazeta “Die Velt” shkruan për angazhimin e vazhdueshëm të individëve si dhe të organizatave joqeveritare e atyre gjysmëqeveritare në bashkësitë Islame në Kosovë.
Përveç ndikimit saudit, konstatohet edhe forcimi i ndikimit të Turqisë në Ballkan. “Pas ardhjes në qeverisë së AKP-së në vitin 2002 dhe sidomos gjatë mandatit të ish-ministrit të jashtëm Ahmet Davutoglu, pati një riorientim të politikës së jashtme turke. Orietimi i ri përfshin rajonin e Ballkanit, që si territor i dikurshëm i Peradorisë Osmane gjendet në fokusin politikës turke,” vlerëson qeveria në Berlin. Në këtë projeksion politik Turqia tenton “të luajë një rol aktiv në rajon”. Pas dështimit të grushtit të shtetit në Turqi në korrik të vitit 2016, konflikti midis qeverisë turke dhe lëvizjes Gylen u transferua në Ballkan, kryesisht në Bosnjë, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë. Qeveria gjermane pohon se pas dështimit të grushtit të shtetit, qeveria turke ka zgjeruar aktivitetet për ta larguar lëvizjen Gylen nga Ballkani në bashkëpunim me qeveritë e këtyre vendeve.
Live Stream
Moti
Sot

24° / 15°
Nesër

25° / 16°
Pasnesër

27° / 17°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,30
112.09
EUR / LEK
-0,74
132.24
GBP / LEK
-2,29
146.22
CHF / LEK
-1,73
115.13
JPY / LEK
-1,44
101.13
Partnerë