Flash: Mbyllen pa marrëveshje negociatat mes palëve politike dhe dy europarlamentarëve
Basha: Rama refuzon qeverinë teknike. Kryeministri: Të hapur për dialog pa kushte, por pa Vetingun nuk ka asnjë kompromis
Bota
Sulmi me bombë në autobusin e ekipit të futbollit të Borussias
Arrestohet një 28 vjeçar
21 prill 2017 12:16
Një 28 vjecar , Sergej U., është vënë në pranga nga policia gjermane sepse dyshohet si autor i sulmit kundër autobusit të skuadrës së Borussia Dortmund në 11 prill të këtij viti. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet gjermane. Sipas prokurorisë ai ka vepruar për arsye ekonomike dhe jo për terrorizëm. I riu spekulonte për një rënie të vlerës së aksioneve në bursë të Borussias, dëshironte të pasurohej duke sulmuar klubin e futbollit.
28 vjecari me nënshtetësi të dyfishtë ruse dhe gjermane kishte blerë një paketë aksionesh me një vlerë prej 78 mijë eurosh. Nëse aksionet e Borusias do të kishin rënë ai do të kishte përfituar me miliona euro. me plagosjen e rëndë apo vdekjen e ndonjë lojtari, vlera e klubit do të kishte rënë
Policia gjermane është në kërkim të dy bashkëpunëtorëve që kanë ndihmuar autorin të transportonte eksplozivin në vendngjarje. Sergej U. është ekspert në sektorin elektronik dhe është i aftë për të prodhuar bombë artizanale. Në korrik të 2015-ës ai ka fituar dhe një konkurs shkollor në fushën e elektronikës.
Atentatori ndër të tjera u përpoq të fshihte gjurmët duke lënë letra false për të kaluar përgjegjësinë e sulmit te Isis.



Live Stream
Moti
Sot

22° / 12°
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-0,86
126
EUR / LEK
-1,41
134.93
GBP / LEK
2,72
161.18
CHF / LEK
-1,14
126.19
JPY / LEK
3,33
115.47
Partnerë