Flash: Grabitet me armë një pikë karburanti në aksin Korçë-Kapshticë në afërsi të fshatit Dishnic
Korçë, sipas policisë dyshohet se gjatë grabitjes së karburnatit ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë
Bota
San Su Kui takohet me Obamën
Takimi 30 minutësh u zhvillua me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë
21 shtator 2012 13:23
Vetëm fotografët për disa minuta kanë arritur të kapin momentin e takimit ndërmjet Aung San Su Kisë dhe presidentit të shteteve të bashkuara të Amerikës Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë. Një vizitë kjo shumë e kërkuar nga presidenti amerikan I cili dy muaj para zgjedhjeve presidenciale, nuk ka humbur rastin për të vënë në pah një politikë të jashtme e cila synon të ndihmojë procesin e demokratizimit në Mianmar. Pikërisht një ditë më parë Uashingtoni ka hequr sanksionet kundrë kreut të shtetit dhe kryetarit të parlamentit në Mianmar. “Kjo është një nga ditët më emocionuese të jetës sime, ka thënë cmimi Nobel për paqen, duke marrë medaljen e arit të Kongresit, nderimi më I rëndësishëm civil amerikan. Ndodhem këtu e vetëdijshme që kam mes miqsh që do të jenë në krahun tonë, për të ndërtuar një komb që ofron paqe, prosperitet dhe që garanton të drejtat themelore të njerëzve që jetojnë atje. Në vitin 2008, kur kongresi amerikan I kishte dhënë medaljen, Aung San Su Ki ndodhej ende në arrest shtëpie. Cmimi Nobel do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dy javë.
Live Stream
Moti
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-2,44
126.86
EUR / LEK
1,89
136.34
GBP / LEK
-1,12
158.46
CHF / LEK
1,55
127.33
JPY / LEK
2,07
112.14
Partnerë