Flash: U arrestuan 3 pjesëtarë të grupit kriminal që dyshohet për grabitjen e argjendarisë në TEG
Policia: Drejtuesi i grupit kriminal prej 8 personash që dyshohet për grabitjen në TEG është Ilir Kupa
Bota
Zgjedhjet në SHBA, Obama kryeson me 49%kundrejt 46% të Romnit
Obama konsiderohet më i besueshëm në menaxhimin e krizave ndërkombëtare
15 shtator 2012 17:28
Presidenti aktual i shteteve të bashkuara të Amerikës Barak Obama ndodhet në avantazh ndaj rivalit të tij republikan Mit Romni duke marrë 49 për qind të pëlqimeve në krahasim me 46 për qind të Romnit. Të dhëna këto që kanë dalë nga sondazhet më të fundit. Sipas amerikanëve ai konsiderohet më i besueshëm për sa i përket menaxhimit të krizave ndërkombëtare. Vetëm 46 për qind për kandidatin republikan, miliarderin Romni që sapo ka shënuar gafën e tij të radhës nuk arrin të marrë nivelin e pëlqyeshmërisë së shpresuar. Ish guvernatori i Masacusets i ka cilësuar përfaqësues të klasës së mesme ata amerikanë që fitojnë një mesatare rreth 190 mijë euro në vit. Shifra këto tepër të larta për të qenë një përfaqësues i klasës së mesme meqënëse vetëm 3 për qind e popullsisë regjistron këto të ardhura. Ndërkohë që të ardhurat vjetore të klasës së mesme amerikane arrijnë në kuotën e 76 mijë dollarëve. Një gabim ky që mund t’i kushtojë shumë pikë Romnit, i cili ashtu si Obama, është prezantuar si një mbrojtës i të drejtave të klasës së mesme e cila vuan pasojat e krizës financiare. Stafi i Mit Romnit ka dashur të korrigjojë gafën e kandidatit republikan duke thënë se bëhej fjalë për të ardhurat e gjithë familjes, që sërish mbetet një shifër e lartë. Por nga ana tjetër sondazhet flasin qartë, avantazhi i Obamës është plot 10 pikë përpara.
Live Stream
Moti
Sondazh
Mendoni se masat për vjedhjen e energjisë janë veprim për të justifikuar rritjen e çmimit?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
2,00
110.16
EUR / LEK
-0,48
139.57
GBP / LEK
2,77
177.1
CHF / LEK
-0,59
115.5
JPY / LEK
-0,30
102.56
Partnerë