Flash: Kreu i PBDNJ-së, Dule, takim në Greqi me Venizelos: Diskutuam për reformën territoriale
Dule paralajmëroi largimin nga koalicioni qeverisës në rast të miratimit të reformës territoriale me ndarjen aktuale
Bota
Europa juglindore nën valën e të nxehtit
Tempereturat kalojnë 40 gradët, nuk flitet për viktima
08 gusht 2012 11:56
Europa vazhdon të jetë e pushtuar nga vala e të nxehtit, ku temperatura në shumë qytete ka arritur maksimumin. Në Itali, moti është i dyzuar, në veri ka reshje shiu, ndërsa në qendër dhe në jug, i ashtuquajturi “nerone” anticikloni i fuqishme “saharian subtropical”, me temperaturë mbi 40 gradë, mezi të lejon të marrrësh frymë. 
Në Romë termometri ka shënuar 37 gradë celcius, ndërsa temperatura e lartë prej 44 gradës është regjistruar në Agrigento në Siçili. 
I nxehti afrikan ka përfshirë edhe Greqinë. Edhe këtu temperaturat i kanë kaluar të 40 gradët. Ekspertët thonë se për disa gradë më pak, duhet pritur deri në fundjavë, ku janë parashikuar ulje temperaturash. 
Edhe në Serbi, temperaturat janë regjistruar të larta, si vende të tjera të rajonit. Në Beograd temperaturat janë parashikuar të ulen në ditët në vazhdim, ndërkohë  në jug i nxehti ka arritur kulmin. Rumania po përjeton verën më të nxehtë të 50 viteve të fundit, kur temperaturat kanë arritur në 44 gradë Celsius, në ditën që është shënuar si më e nxehta në të gjithë Europën. Banorët e bukureshtit u janë drejtuar lumenjve dhe shatërvanëve në qytet për të shmangur vapën e madhe, ndërsa bashkia ka marë masat duke instaluar ftohëse uji në stacionet e autobusit dhe vendet publike. E njëjta situate është edhe ne Kroaci, ku ne disa zona temperaturat kane regjistruar shifrat me te larta te arritura ndonjëherë. 
Promo
Live Stream
Moti
Sot

28° / 20°
Nesër

31° / 20°
Sondazh
Apo e lufton si duhet qeveria trafikun e drogës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,74
102.78
EUR / LEK
0,24
140.26
GBP / LEK
3,46
174.94
CHF / LEK
0,85
115.48
JPY / LEK
0,91
101.4
Partnerë