Bota
Vritet politikani afgan
Një sulm kamikaz shkakton rreth 20 viktima në një dasëm
14 korrik 2012 15:49
Deputeti Ahmad Khan Samangani, me origjinë uzbeke, ka qenë në dasmëne vajzës së tij në kohën që ndodhi sulmi kamikaze që i mori jetën atij dhe 20 personave të tjerë. Dëshmitarët okularë kanë treguar se para se të hidhte veten në erë, kamikaze që ndodhej aty si i ftuar e ka përqafuar deputetin dhe më pas ka detonuar bombën. Por një nga zëdhënësit e talebanëve e ka mohuar përfshirjen në këtë sulm. Ahmad Khan Samangani ishte një komandant në milicinë muxhahedine gjatë luftës civile në Afganistan në vitin 1980. Ai njihej si një mbështetës i madh i presidentitt afgan Hamid Karzai dhe një rival i gjeneralit Dostum, një komandant i pushtetshëm i luftës civile në veri të vendit. Samangani u bë anëtar i parlamentit afgan një vit më parë. Në hollin ku dhe ka ndodhur sulmi ishin të pranishëm rreth 100 persona. Ndërkohë që 20 persona të tjerë janë plagosur. Veriu i Afganistanit është relativisht i qetë në krahasim me lindjen dhe jugun e vendit, ku sulmet militante janë më të shpeshta.
Promo
Live Stream
Moti
Sot

29° / 18°
Nesër

29° / 20°
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,10
109.68
EUR / LEK
0,09
141.14
GBP / LEK
-0,17
166.68
CHF / LEK
-0,01
113.35
JPY / LEK
0,14
106.95
Partnerë