Flash: Pas publikimit të videos në emisionin “Stop”, policia e Shkodrës ka ndaluar 8 persona
Denoncimi në “Stop” me pije të falsifikuara, u ndaluan inspektorwt e AKU Hilmi Erkoçaj, Abdyl Bajraktari, Elvis Rraboshta, Adnan Gradeci, Edmond Fortuzi
Bota
Kriza, Franca merr masat
Kryeministri francez tha se parashikohet rënie e të ardhurave
03 korrik 2012 21:38
Kryeministri socialist francez, Xhan-Mark Ajro, ka deklaruar në parlamentin e ri të vendit se situata ekonomike nuk është aspak optimiste. Ai paraqiti disa prej ndryshimeve të paralajmëruara të buxhetit të shtetit, më kryesorja prej të cilave është parashikimi në rënie për rritjen e ekonomisë për 2012 në vetëm 0.3% dhe për vitin tjetër: nga 1.2% në vetëm 0.7%.

Në buxhetin e rishikuar është prezantuar edhe një taksë e re për të gjithë francezët që kanë të ardhura vjetore mbi 1milionë euro. Ata do të taksohen 75%. Qeveria franceze do të punësojë 150 mijë vetë - kryesisht mësues dhe policë - një premtim elektoral i presidentit Fransua Hollond. Gjithashtu, shteti do të ngrejë një bankë të posaçme investimesh, e cila do të ketë si prioritet financimin e projekteve që nxisin rritjen ekonomike. Po ashtu, Franca do të reduktojë në 50% - nga 75 që është aktualisht - brenda vitit 2025 furnizimin nga energjia bërthamore. Por kryeministri Ajro nuk ka dhënë sqarime për një vrimë buxhetore prej 10 miliardë eurosh për këtë vit, në mënyrë që Franca të përmbushë detyrimet e BE-së për respektimin e politikës së deficitit.
Live Stream
Moti
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,30
112.09
EUR / LEK
-0,74
132.24
GBP / LEK
-2,29
146.22
CHF / LEK
-1,73
115.13
JPY / LEK
-1,44
101.13
Partnerë