Flash: Liria ekonomike në Shqipëri është më e ulët se në 2014
Sipas raportit vjetor, liria ekonomike në Shqipëri ka rënë për shkak të dobësimit të lirisë në biznes, asaj fiskale dhe në investime
Bota
OKB nis negociatat për tregtinë e armëve
Vendet të ndara për përbërjen e traktatit
02 korrik 2012 11:04
Në Kombet e Bashkuara nisin negociatat për hartimin e traktatit të parë të detyrueshëm që do të rregullojë tregun botëror të armëve. Negociatat që fillojnë sot planifikohet të zgjasin deri më 27 korrik. Raportet thonë se vendet janë te ndara në lidhje me faktin se sa i ashpër duhet të jetë traktati në rregullimin e tregut, që kap vlerën e më shumë se 60 miliardë dollarëve në vit. Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera duan të përjashtojnë municionin nga traktati, ndërsa Kina nuk dëshiron që traktati të mbulojë armët e vogla. Ekziston edhe një debat nëse mbrojtja e të drejtave të njeriut nga vende të ndryshme të përfshihet si kriter për lejimin ose jo të qeverive për eksportim armësh.
Shtetet e Bashkuara janë eksportuesi më i madh në botë i armëve, e më pas vijnë Britania, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia.
Live Stream
Moti
Sondazh
Mendoni se masat për vjedhjen e energjisë janë veprim për të justifikuar rritjen e çmimit?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,88
118.1
EUR / LEK
0,10
140.08
GBP / LEK
-0,39
178.72
CHF / LEK
0,23
116.64
JPY / LEK
1,76
99.17
Partnerë