Bota
Stuhia godet Shtetet e Bashkuara
Rreth 2 milionë banorë kanë mbetur pa energji elektrike
30 qershor 2012 16:44
This text will be replaced
Rreth 2 milionë banorë në Shtetet e Bashkuara kanë mbetur pa energji elektrike pas stuhisë së fuqishme që goditi, Uashingtonin. Stuhia përfshiu Virxhinian, Uashingtonin dhe Merilendin, me një erë me shpejtësi deri në 75 km ne orë. Banorët janë gjendur në vështirësi pasi temperatura në këtë zonë kishte shkuar deri në 40 gradë celcius. Mediat amerikane shkruajnë se autoritetet janë duke hetuar lidhur me dy vdekje që mund të jenë shkaktuar nga stuhia. Stuhia ka rrëzuar pemë dhe linjat e energjisë. Banorët e prekur nga erërat e fuqishme thonë se një gjë e tillë u kujtonte luftën e Dytë Botërore në Uashington, me temperatura të larta dhe lagështirë të madhe dhe një ditë më pas ajo që u quajt 'stuhia e të premtes'. Linjat e metrosë dhe trenat gjithashtu janë prekur nga stuhia për shkak të rrëzimit të pemëve përgjatë rrugës së tyre.
Shtëpitë dhe bizneset në Britaninë e Madhe janë shkatërruar si pasoje e stuhive dhe reshjeve të dendura të shiut, që kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të vendit.
Angli veriore , Skocia dhe Irlanda e Veriut janë më të goditurat. Meteorologët kanë raportuar se situata e reshjeve do të përfundojë së bashku me muajin qershor.

Promo
Live Stream
Moti
Sot

21° / 18°
Nesër

23° / 16°
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,10
109.68
EUR / LEK
0,09
141.14
GBP / LEK
-0,17
166.68
CHF / LEK
-0,01
113.35
JPY / LEK
0,14
106.95
Partnerë