Flash: PD zyrtarizon kandidatët për Bashkitë e Vlorës dhe Selenicës
Partia Demokratike zyrtarizoi kandidaturën e Genc Deromemës për Bashkinë e Vlorës dhe Përparim Shametit për Selenicën
Bota
Egjipt, Vëllazëria Myslimane shpall fitoren
Rezultatet zyrtare shpallen më 21 qershor
18 qershor 2012 16:33
This text will be replaced
Partia për Liri dhe Drejtësi e Egjiptit, që është krahu politik i Vëllazërisë Myslimane, ka njoftuar të hënën se kandidati i saj, Muhamed Mursi, ka fituar zgjedhjet presidenciale të 16 dhe 17 qershorit.
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të internetit, Vëllazëria Myslimane e ka deklaruar Mursin “presidentin e parë egjiptian të zgjedhur nga populli”.
Sipas rezultateve të fundit jozyrtare, Mursi ka fituar 52 për qind të votave, ndërsa kundër-kandidati i tij, Ahmed Shafik, ka marrë 48 për qind të tyre. Autoritetet zgjedhore thonë se rezultatet zyrtare do të shpallen më 21 qershor.
Shtabi i Shafikut nuk ka bërë publik ndonjë rezultat.
Këto kanë qenë zgjedhjet e para presidenciale në Egjipt, që nga rrëzimi i Hosni Mubarak, në revoltën popullore të vitit të kaluar.
Live Stream
Moti
Sot

23° / 12°
Sondazh
A është Erion Veliaj kandidatura më e mirë e zgjedhur nga Partia Socialiste?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
4,45
132.4
EUR / LEK
-0,26
140.24
GBP / LEK
3,71
194.78
CHF / LEK
2,09
135.79
JPY / LEK
3,70
110.85
Partnerë