SHBA, vret shokun, i ha trupin
Ngjarja makabre ka tronditur Merilendin
01 qershor 2012 14:26
Një ngjarje makabër ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur një i ri vrau shokun e tij të dhomës dhe i hëngri pjesë nga trupi, përpara se të arrestohej nga policia. Arrestimi i vrasësit 21-vjeçar, në shtetin e Merilendit, u bë pas gjetjes së trupit të copëtuar në dhomën e përbashkët që ndante me viktimën.
Pas kryerjes së krimit, vrasësi kishte gjymtuar trupin dhe kishte ngrënë zemrën e tij dhe pjesë nga truri.
Një ngjarje e tillë makabër vjen në të njëjtën kohë kur Kanadaja është tronditur nga një tjetër krim shokues, i një aktori filmash pornografikë, që ka vrarë të paktën dy persona, të cilët i ka bërë copash dhe i ka dërguar me postë në destinacione të ndryshme.
29-vjeçari Eric Neëman, i cili i ka vendosur vetes një emër italian për shkak të tërheqjes ndaj filmave të “Cosanostras”, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga “Interpoli”, pasi besohet se mund të ketë mbërritur në Europë.