Flash: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizim për arrestimin e Tahirit, pas akuzave se është i implikuar në trafik droge
Aktualitet
Ndahet nga jeta ish-deputeti dhe ish-ministri i Energjitikës Dritan Prifti
Pas një sëmundje të rëndë
12 tetor 2017 21:10
Ish-ministri i Energjetikës dhe ish-deputeti Dritan Prifti është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Prej më shumë se një viti, Dritan Prifti kurohej per një sëmundje te rrallë te gjakut.
Kohët e fundit, ai i ishte nënshtruar një operacioni të vështirë jashtë shtetit, pas të cilit nuk kishte pasur përmirësime.
Prifti kishte marrë mjekim fillimisht në Itali dhe më pas ishte transferuar në një klinikë të specializuar në Gjermani. Dritan Prifti u kthye në Shqipëri dje pas trajtimeve mjekësore jashtë vendit dhe sot ka ndërruar jetë.
Për shkak të kësaj gjendjeje shëndetësore, Dritan Prifti ishte tërhequr edhe nga politika. 
Dritan Prifti ka lindur më 27 gusht 1968 në Berat. Nga viti 2009 deri në 2011 ai ishte ishte deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kuvendin e Shqipërisë. Dritan Prifti ka qenë po ashtu Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nga viti 2009 deri 2010.
Live Stream
Moti
Sot

26° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,37
113.1
EUR / LEK
-0,33
133.5
GBP / LEK
-0,47
151
CHF / LEK
0,90
116.3
JPY / LEK
-98,82
1.01
Partnerë