Flash: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizim për arrestimin e Tahirit, pas akuzave se është i implikuar në trafik droge
Aktualitet
Laert Haxhiu, si i shpëtoi dënimit për drogë në 2016-n
Prokuroria kërkoi 8 vjet, u dënua për moskallëzim krimi
12 tetor 2017 20:11
Laert Haxhiu, i shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjës, është arrestuar në vitin 2015, si shitës i një sasie prej 1.2 kg heroinë. Kjo akuzë nuk rezultoi e provuar nga Gjykata e Durrësit, e cila në maj 2016 vendosi dënimin e tij vetëm për “moskallëzim krimi”. 
 “ABC News” siguroi një kopje të vendimit. 

Në qershor të vitit 2015, Laert Haxhiu, një nga personat e shpallur në kërkim për masakrën e së mërkurës në Lushnje është arrestuar si shitës i një sasie prej 1.2 kilogramësh heroinë. Ai është dërguar si i pandehur në Gjykatën e Durrësit për akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, në bashkëpunim. Ndonëse prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 8 vite burg, gjykata ka vlerësuar se ai duhet të fajësohej vetëm për akuzën e “moskallëzimit të krimit”. 
“ABC News” ka siguruar një kopje të vendimit të Gjykatës së Durrësit të datës 19 maj 2016, sipas të cilit, Haxhiu është dënuar me vetëm 17 muaj e 10 ditë burg. 
I shpalluri në kërkim për masakrën është arrestuar nga policia në maj të vitit 2015, në ambjentet e lokalit të një karburanti në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë. Sipas prokurorisë, ai ishte një nga dy shitësit e sasisë së heroinës, që u shkëmbye në parkingun e karburantit.
Në momentin e ndërhyrjes së policisë ai u hodh nga një lartësi, ku edhe dëmtoi këmbën. Por në përfundim të shqyrtimit gjyqësor gjykata vlerësonte se nuk provohej përfshirja e tij në pazarin e drogës. “|I pandehuri Laert Haxhiu duke qenë prezent në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike ka marrë dijeni për një krim dhe kishte detyrimin për të kallëzuar atë”, arsyetonte gjykata. 
Sipas vendimit, tre të pandehurit e tjerë të së njëjtës çështje Saimir Taullau, Kastriot Zaimi dhe Afrim Demiri u deklaruan të fajshëm për akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”. Në vendimin e Shkallës së Parë të Durrësit zbardhen edhe bisedat e përgjuara të të pandehurve pas arrestimit, ku ata diskutojnë për origjinën e drogës. 
Live Stream
Moti
Sot

26° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,37
113.1
EUR / LEK
-0,33
133.5
GBP / LEK
-0,47
151
CHF / LEK
0,90
116.3
JPY / LEK
-98,82
1.01
Partnerë