Flash: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizim për arrestimin e Tahirit, pas akuzave se është i implikuar në trafik droge
Aktualitet
Masakra e Lushnjës
Si u sulmua grupi i nipit të Aldo Bares, cili ishte qëllimi i autorëve
12 tetor 2017 17:22
Në foto është burri që u mbijetoi bresherive të kallashnikovit në Lushnjë. 
Një plumb e preku në këmbë. Eshtë jashtë rrezikut për jetën
Bujar Turku po kalonte pranë lokalit ku ishin ulur shenjestrat e atentatorëve, një ambjent në  lagjen "Loni Dhamo" në vendin e quajtur Ura e Perroit.  
Gjurmët e gjakut akoma duken dhe pse bashkia nisi pastrimin e territorit në orët e hershme. 
Aty ku  pasditen e së merkures ishin shtrirë të vrarë trupat e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhes, janë vendosur lule. 
Shoku i tyre Marius Xhepexhiu ndodhet në Tiranë në kurë intensive mjekësore. Bashkë me ta në kafe ndodhej edhe shoku tjetër Saimir Xhelili. Dyshohet se ishte një nga shenjestrat e parë për tu vrarë. Sot ai është dëshmitari kryesor i çështjes në dorë të hetuesve. 
Të gjithë bashkë thuhet se ishin miqtë dhe shokët e Xhulio Shkurtit, nipi i Aldo Bares. Ky besohet që u largua nga tavolina 10 min para se te ndodhte masakra
Zamiri Latifi thirri, çuna na vranë. Të gjithë u ngritën nga karriget por pa shpëtim. Njeri nga autorët që sipas policise dyshohet Laert  Haxhiu  doli jashtë benzit dhe qellonte me bresheri kallashi. Autori i dytë Orges Bilbili gjuante nga brenda makinës. 
Në trupin e Latifit u gjetën 35 plumba, kurse në trupin e Hoxhes 7. Në vendin e ngjarjes ekpertët mblodhen dhe 41 gëzhoja.
Banorët u panë të largoheshin me vrap. Qyteti i përfshi në panik. Në Lushnjë, ishin rikthyer krismat vdekjeprurëse.
Masakra ndodhi vetëm në pak minuta dhe mjeti i autorëve u largua me shpejtesi  për të përfunduar i djegur pranë fshati Çukas në rrugën e vjetër Lushnjë-Berat. Dy policë të parët në vendin e ngjarjes, nxorrën jashtë tre automatikët. Ndoshta me idene për të shpëtuar gjurmë. 
Hetusët  besojnë se masakra është pasojë e hakmarrjeve midis grupeve rivale. Por ka dyshime për atentat  të organizuar. Autoret demostruan egërsi, kishin për qellim ti vrisnin të gjithë. Ishin të stervitur dhe operuan me shpejtësi. Forma e ekzekutimit është tregues për pastrim territori. Por janë ekspertët ata që do të percaktojnë;  a ishte kjo masakër e një hakmarrjeje gangsterësh, apo luftë për territor e para.
Live Stream
Moti
Sot

26° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,37
113.1
EUR / LEK
-0,33
133.5
GBP / LEK
-0,47
151
CHF / LEK
0,90
116.3
JPY / LEK
-98,82
1.01
Partnerë