Flash: Krim në familje në Shkodër, xhaxhai vrau me thikë nipin e tij
Shkodër, sipas policisë viktima është Mirsad Kuçi 33 vjeç, ndërsa autor i krimit është xhaxhai i tij Bujar Kuçi 62 vjeç
Aktualitet
Dëshmia kundër Shullazit, 10 vetë në mbrojtje policore
Ruhen 24 orë në ditë familjarët e dy dëshmitarëve kyç
13 shtator 2017 15:14
Procedimi penal i nisur ndaj Emiliano Shullazit dhe katër miqve të tij të akuzuar për gjobëvënie dhe kanosjeështë shoqëruar me jo pak kosto për policinë e shtetit. Fillimisht policia mori në mbrojte biznesmenin Ylvi Beqja, i cili pranoi të kallëzojë në prokurori kërcënimet e grupit të Shullazit si edhe gjobat e paguara për ta. Në vijim mbrojtje policore e kanë përfituar 10 vetë në total, familjarë dhe persona në marrëdhënie të ngushta me biznesmenin. Një prej tyre, Besnik Musai, ish-shoferi i Beqjes, është një tjetër kallësues i krimeve për të cilët akuzohet grupi i kryesuar nga i dyshuari Shullazi. 27 vjeccari Musai, përveç marrëdhënies së punës, është edhe vëllai i një vajze të njohur si bashkëjetuese e Ylvi Beqjes. Në seancën e së martës, Musai dëshmoi para gjykatës se kishte gati një vit që kishte nënshkruar marrëveshje për mbrojtjen e tij dhe të familjarëve. Por edhe pse nën mbrojtje, i riu rrëfeu një kërcënim me jetë dhe shpërtim të banesës, që kishin marrë ditën e diel prindërit e tij në Durrës. Sipas tij, dy persona të panjohur kishin kërkuar që të tërhiqej nga dëshmia, ndryshe do i kishte punët keq. Musai rrëfeu se kishte parë Emiliano Shullazin t’i vendoste pistoletën në bark Beqjes, pranë zyrës së noteres Alida Spahiu, kur do nënshrkuar dhurimi i një pjese të ish-hotel “Vollgës”. Ai përmendi edhe dorëzimin e një shumë prej 80 mijë euro tek Gilmando Dani, si dhe planifikimin për dhënien e një gjobë tjetër prej 70 mijë euro. Dëshmia e Ylvi Beqjes dhe Besnik Musait janë deri më tani provat më të forta të prokurorisë në gjykimin ndaj Emiliano Shullazit dhe miqve të tij. Beqja ka pranuar para prokurorëve e më pas në gjykatës se i ka kërkuar ndihmë Emiliano Shullazit duke i premtuar 20 për qind të pronës. Më tej, nën kërcënim armësh dhe presioni psikologjik, ai i ka premtuar Shullazit 30 përqind të pronës,  si edhe i ka dhënë atij shuma të ndryshme parash, gati 541 mijë euro në total.
Live Stream
Moti
Sot

24° / 15°
Nesër

25° / 16°
Pasnesër

27° / 17°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,30
112.09
EUR / LEK
-0,74
132.24
GBP / LEK
-2,29
146.22
CHF / LEK
-1,73
115.13
JPY / LEK
-1,44
101.13
Partnerë