Flash: Krim në familje në Shkodër, xhaxhai vrau me thikë nipin e tij
Shkodër, sipas policisë viktima është Mirsad Kuçi 33 vjeç, ndërsa autor i krimit është xhaxhai i tij Bujar Kuçi 62 vjeç
Aktualitet
Nis aksioni për monitorimin e fast-foodeve
Kontrolle të gjitha institucioneve arsimore në vend
13 shtator 2017 12:45
Siguria ushqimore nuk ka kaluar pa probleme gjatë muajëve të verës ku u regjistruan 4 helmime masive në subjekte tregëtare. Që situata të tilla të parandalohen Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur të ushtrojë kontrolle në fast food-et e ngritura pranë institucioneve arsimore në vend. 
Me fillimin e vitit të ri shkollor ka nisur edhe aksioni i Autoriteti Kombëtar të Ushqimit për monitorimin e fast-food-eve në të gjitha institucionet arsimore në vend. Objekt i kontrolleve do të jenë edhe  çerdhet, kopshtet e shkollat për të garantuar sigurinë ushqimore njofton ky institucion. 
Kontrolle janë ushtruar edhe gjatë gjithë sezonit veror. Nga rreth 2998 inspektime janë dhënë 928 paralajmërime për mungesë dokumentacioni, mungesë të analizës së ujit dhe mangësi të tjera të konstatuara.
Janë vënë 20 gjoba me vlerë 20 80 000 lekë për mungesën e kushteve higjieno-sanitare, mungesën e sistemit të gjurmueshmërisë, mangësi të etiketimit të produkteve ushqimore, ushqime të pa sigurta, pengim të kryerjes së inspektimit, moskorrigjim të mangësive.
Autoriteti kombëtar I ushqimit ka kryer 3 bllokim/asgjësime produktesh në sasinë 0,21 ton pasi janë konstatuar si  “Ushqime të pasigurta për konsum”.
8 aktivitete janë ndërprerë kur është cenuar rëndë siguria ushqimore në lidhje me kushtet higjieno-sanitare dhe tregtim produkti të pasigurt.
Megjithatë këtë sezon veror që lamë pas nuk munguan helmimet masive pranë restoranteve.
Nga 4 helmimet masive të kësaj verë janë prekur rreth 250 persona.
Ngjarjet në Peshkopi, në Kalimash të Kukësit në Shijak e Bulqizë, kanë bërë që ISHP të kryejë hetime epidemiologjike. Përfundimet kanë treguar se kushtet e ruajtjes dhe konsumimit të ushqimeve në subjektet tregtare lenë shumë për të dëshiruar.
Live Stream
Moti
Sot

24° / 15°
Nesër

25° / 16°
Pasnesër

27° / 17°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,30
112.09
EUR / LEK
-0,74
132.24
GBP / LEK
-2,29
146.22
CHF / LEK
-1,73
115.13
JPY / LEK
-1,44
101.13
Partnerë