Flash: Krim në familje në Shkodër, xhaxhai vrau me thikë nipin e tij
Shkodër, sipas policisë viktima është Mirsad Kuçi 33 vjeç, ndërsa autor i krimit është xhaxhai i tij Bujar Kuçi 62 vjeç
Aktualitet
Velipojë, kampi që u shërben vullnetarisht personave me aftësi të pakta
30 të rinj nga vende të ndryshme të botës që çdo verë shkojnë në Velipojë
14 gusht 2017 13:08
Janë 30 të rinj nga vendet e ndryshme të botës që çdo verë shkojnë në Velipojë për t’u shërbyer personave me aftësi të pakta. Ata strehohen në kampin vullnetar që financohet nga kishat. 
Qëllimi është të bejne mire dhe te ndjehen mire per punen 
Rreth 30 të rinj nga vende të ndryshme të botës dhe nga Shqipëria janë bërë pjesë e Kampit Veror “Shpresa” në plazhin e Velipojës. 
Rreth 180 persona me aftësi ndryshe të cilët gjatë një muaji e gjysëm përgjatë verës qëndrojnë në këtë kamp veror, e  trajtimi I tyre bëhët përmes punës vullnetare të shumë aktivistëve…
“Është një kënaqësi që më jep, puna me persona me aftësi ndryshe. Ata kanë nevoj për dashuri dhe kujdes. Mendoj se vendi dhe gjuha nuk janë pengesa për të dhënë dashuri”.
Puna në kamp është e vështirë pasi secili ka problemet që nuk janë të ngjajshme, por kjo nuk e ka penguar Patrik Tarara nga Poloni që të kërkoj kujdes ndaj atyre me vështirësi më të mëdha.
“Ajo që më gëzon shumë është buzëqeshja në ftyren e tyre, asgjë më shumë nuk dua. Lodhja dhe sakrifica kalohen kur sheh buzëqeshjen e tyre. Atëherë qeshi edhe unë”.
Vullnetarët janë nga shtete të ndryshe, Fikret Amirov nga Azerbajxhani shprehet se doja të kaloja sa më mirë këtë verë kështu erdha në kampin “Shpresa”.
“Këtë verë vendosa të kënaqësha. Erdha në këtë kamp dhe puna që bëjë këtu më jep kënaqësi të mëdha”.
Kampi Veror në Velipojë “ Shpresa” ka 22 vite që është ngritur nga Silvana Vignali, I mbështetur nga Kisha Katolike me donacione nga Italia dhe Spanja. Rrok Daka dhe bashkëshortja e tij Roza Daka kanë 22 vite që janë rregullisht pjesë e kampit veror…
Një punë e jashtëzakonshme dhe e shkëlqyer e cila kërkon mund, dhe sakrifica, kështu është cilësuar nga Sekretari I Nunciaturës Apostolike të Selisë së Shenjtë imzot Romano Mbuena gjatë vizitës së tij në kamp. I cili gjatë vizitës shoqërohej nga Arqipeshkvi I Dioqezit Shkodër-Pult Imzot Angelo Massafra….
“Nevojat jane te shumta, besoj se ka shume njerez qe mund te ndihmojne te varferit, por jane te paket ata qe e bejne kete. Une falenderoj gjithe ata qe japin kete dashuri ne praktike. Nuk jane aktivitete te lehta, prandaj duhen sacrifice, eshte kenaqesi kur ka njerez qe vazhdojn ta vendosin ungjillin ne sherbim te njerezve.”
Në 45 ditë të plaifikuara janë 180 persona me aftësi ndryshe të cilët qëndrojnë për të 22 vit me radh në kampin veror “shpresa” në Velipojë. Nga viti në vit sipas drejtuesve tëp or edhe kishës katolike rritet edhe numri I vullnetarëve e sidomos i vullnetarëve Shqiptarë. Ky kamp mbështetet me donacionet nga Kishat katolike spanjolle dhe italiane, si dhe me vullnetarë të ndryshme të cilët përmes rrjetit të vullnetarëve qëndroj gjatë gjithë kohës në kamp.
 
Live Stream
Moti
Sot

24° / 15°
Nesër

25° / 16°
Pasnesër

27° / 17°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,30
112.09
EUR / LEK
-0,74
132.24
GBP / LEK
-2,29
146.22
CHF / LEK
-1,73
115.13
JPY / LEK
-1,44
101.13
Partnerë