Flash: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizim për arrestimin e Tahirit, pas akuzave se është i implikuar në trafik droge
Aktualitet
Garazhi pa leje, arrestohet pronari dhe 2 specialistë të Bashkisë Tiranë
Në hetim dhe 4 policë
12 gusht 2017 15:24
Tre persona jane arrestuar nga policia e tiranes pasi akuzohen per ndertim pa leje dhe shperdorim detyre. Gjate operacionit te cilesuar "Ndërtimi" u arrestuan Jetnor Gjoka pronar i nje garazhi i cili eshte ndertuar pa leje, si dhe Amarildo Duka e Elton Spahiu, te dy Specialistë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë. Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”, pasi më datë 11.08.2017, në vëndin e quajtur rruga. “Xhanfize Keko”, pallati ML, Jetnor Gjoka ka kryer ndërtim pa lejen e organeve kompetente në një sipërfaqe ndërtimi (garazhi) prej 530 m2. Inspektorët e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, edhe pse morën dijeni për këtë ndërtim pa leje e kanë lejuar duke sjellë pasoja ndaj interesave të ligjshme të shtetasve (banorëve të pallatit), në kundërshtim me ligjet në fuqi. Po per kete rast, ka nisur procedim penal dhe diiplinor për katër punonjës Policie të Komisariatit të Policisë Nr 4 Tiranë për mos veprim.
Live Stream
Moti
Sot

26° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,37
113.1
EUR / LEK
-0,33
133.5
GBP / LEK
-0,47
151
CHF / LEK
0,90
116.3
JPY / LEK
-98,82
1.01
Partnerë