Flash: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizim për arrestimin e Tahirit, pas akuzave se është i implikuar në trafik droge
Aktualitet
Kolaudohen byzylykët e mbikëqyrjes elektronike
Bardhi kërkon ndëshkim pas hetimit administrative
12 gusht 2017 15:14
Ministria e Drejtësisë arriti të kolaudojë më në fund byzylykët e mbikëqyrjes elektronike. Në ministrinë e drejtësisë do të vihet një server qendror, ndërkohë që pas hetimit administrativ sipas ministrit Bardhi përgjegjësi disiplinore do të mbajnë sekretarja e përgjithshme Ministrisë dhe drejtori i Shërbimit të provës
Beteja mbaroi, byzylykët i ka Gazmend Bardhi.
Ministria e Drejtësisë njofti se përveç zotërimit të tyre ka marrë dhe aprovimin nga kompania për instalimin e serverit qëndror të sistemit elektronik pranë saj.
Ai do të jenë nën posedimin e Ministrisë dhe do të administrohet dhe mirëmbahet nga kompania private, sipas termave të kontratës.
Në njoftim thuhet se “Në përfundim të një diskutimi të gjatë dhe me synim garantimin e sigurisë publike, Ministria e Drejtësisë ka arritur që më datë 11.08.2017, të kryejë kolaudimin e byzylykëve të mbikëqyrjes elektronike, nëpërmjet metodës së kampionimit rastëror të tyre, si dhe ka marrë në posedim këto pajisje”. 
Bëhet fjalë për 72 byzylykë të papërdorur më parë dhe 63 byzylykë të përdorur, por në gjendje pune.  Ndërkohë, 86 byzylykë janë aktualualisht në përdorim nga subjektet nën mbikëqyrje elektronike, të cilat do të merren në posedim nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, rast pas rasti, pas përfundimit të periudhës së mbikëqyrjes për subjektin që e përdor. 
Çfarë do të ndodhë me 300 byzylykët e blerë nga Ministria e Drejtësisë, të cilët rezultojnë të dëmtuar për shkak të përdorimit apo fabrikimit?
 
Ata nuk janë marrë në posedim nga Ministria e Drejtësisë dhe i janë kthyer kompanisë private, me qëllim ekzaminimin e tyre, dhe sipas rastit, rregullimin apo zëvendësimin e pajisjeve.
Këto masa shihen si garanci shtesë për funksionimin e plotë dhe të rregullt të Sistemit të Mbikëqyrjes Elektronike, me qëllim garantimin e sigurisë publike.
Por pas hetimit administrativ vijnë dhe penalitetet. 
Gazment Bardhi thotë se sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë  Juliana Hoxha (aktualisht e pezulluar nga detyra), kërkon shkarkimin nga detyra dhe lirimin nga shërbimi civil të saj, dhe Ministria e Drejtësisë do të paraqesë kallëzim penal në prokurori. Hetimi administraiv bngarkon me përgjegjësi disiplinore edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës Ilir Qafa për të cilion gjitashtu ëshët kërkuara shkarkimin nga detyra dhe lirim i tij nga shërbimi civil.
Për t’i dhënë fund krijimit të situatave të tilla dhe mundësive të abuzimit vlerësohet i nevojëshëm hartimi e miratimi i akteve të nevojshme administrative. 
Dhe në fund mirënjohja për të gjithë ata që kontribuan për kthimin e byzylykve në vendrin e tyre. 
(Ministri i Drejtësisë z. Bardhi falenderon grupin e punës së Ministrisë së Drejtësisë, stafin e mbikëqyrjes elektronike, si dhe të gjitha institucionet që bashkëpunuan në këtë proces, për përmbushjen me korrektësi të detyrimit ligjor, si dhe siguron qytetarët për vendosmërinë në zbatimin e ligjit).
Live Stream
Moti
Sot

26° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,37
113.1
EUR / LEK
-0,33
133.5
GBP / LEK
-0,47
151
CHF / LEK
0,90
116.3
JPY / LEK
-98,82
1.01
Partnerë