Flash: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizim për arrestimin e Tahirit, pas akuzave se është i implikuar në trafik droge
Aktualitet
Shpërndarja e teksteve shkollore
Ministria e Arsimit: Nis në 25 gusht deri në 10 shtator
12 gusht 2017 15:21
Shpërndarja e teksteve për vitin shkollor 2017-2018 do të nisë në datën 25 gusht dhe do të përfundojë në 10 shtator. Urdhëri i ministrisë së arsimit dhe sportit përcakton se shitja e tyre nuk do të bëhet nga punonësit e arsimit por nga njësitë tregtare.
25 gusht është data kur do të nisë shpqrndarja e teksteve për vitin shkollor 2017-2018. Urdhrin e ka dhënë ministrja e arsimit dhe sportit sipas të cilës afati i fundit për tu pajisur me këto tekste është 10 shtatori. Shitja e tyre do të bëhet nëpërmjet njësive tregtare të shitjes së librave ose në pika të tjera shitjeje pranë shkollave, nga subjektet e licencuara. Duke iu referuar urdhrit të ministres Lindita Nikolla me kërkesën e botuesve apo distributorëve, drejtoritë e shkollave janë të detyruara të vënë në dispozicion falas një ose dy ambiente për shitjen e teksteve shkollore, për periudhën e mësipërme kohore. Ndërsa punonjësve arsimorë u ndalohet shpërndarja e teksteve, me përjashtim të teksteve për nxënësit e pakicave kombëtare, që për këtë kategori mund të bëhet vetëm nga punonjës arsimorë të ngarkuar nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe drejtoritë e shkollave përkatëse. 
Përzgjedhja e teksteve shkollore përfundoi në datën 2 qershor. Mësuesit do të grupohen në çdo shkollë në bazë të komisioneve lëndore. Pasi njihen me të gjitha alternativat e teksteve shkollore të përfshira në katalog dhe pas diskutimeve për to, vendoset për tekstin që do të përdoret në secilën klasë apo lëndë, përmes konsensusit.
Për arsimin parauniversitar viti shkollor 2017- 2018 do të nisë në datën 11 Shtator.
Live Stream
Moti
Sot

26° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,37
113.1
EUR / LEK
-0,33
133.5
GBP / LEK
-0,47
151
CHF / LEK
0,90
116.3
JPY / LEK
-98,82
1.01
Partnerë