Flash: Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizimin për arrestimin e Saimir Tahirit
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon autorizim për arrestimin e Tahirit, pas akuzave se është i implikuar në trafik droge
Aktualitet
Pogradeci me rrugë moderne
Me sistem ndriçimi dhe vepra arti
12 gusht 2017 15:08
Unaza e qytetit të Pogradecit do të jetë një rrugë moderne me standarde të larta. Shumë nga punimet kanë përfunduar, pritet vetëm asfaltimi i saj.
Unaza e qytetit të Pogradecit po transformohet ditë pas dite. Edhe pse rikonstruksioni i këtij segmenti me gjatesi 3.5km ka filluar në muajin qershor, punimet kanë vijuar me ritme të larta, duke avancuar deri në hedhjen e shtresës së asfaltit në hyrje të qytetit. Problematikë ndër vite dhe në gjendje krejtësisht  të amortizuar, unaza e Pogradecit, do të kthehet në një rrugë moderne, me gjerësi asfalti 6.5 metër,trotuare me gjerësi 2 metër, pasuar nga sistemi i ndriçimit dhe gjelbërimi i aksit në të gjithë gjatësinë e tij. Veprat e artit dhe kanalizimet kanë përfunduar dhe rruga është gati për t’u shtruar me asfalt.
Investimi prej 8 milion euro i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, parashikon jo vetëm ndërtimin e një infrastrukture sipas standardeve bashkëkohore, por edhe rikualifikim të plotë urban të zonës, ku do të kaloje gjurma e rrugës, me gjatësi totale prej 8 kilometrash. Projekti që po zbatohet nga kompania A.N.K. sh.p.k, përveç unazës, përfshin edhe rehabilitimin e segmentit nga Zervaska deri në Qafë Pllloçë, ku do të bashkohet me rrugën Qukës - Qafë Plloçë. Ky aks do të kaloje në një gjurmë te re, mbi fshatin Zervaske, duke shkurtuar distancën dhe eleminuar kthesat e rrezikshme të Qafë Plloçës. Rruga do të jetë me 3 korsi dhe do të ndërtohen 2 nënkalime për të lehtësuar lëvizjen e banorëve të zonës.
Teknologjia moderne që po përdoret për zbatimin e këtij projekti dhe puna me ritme të pandërprera, garanton përfundimin e punimeve në harkun kohor të një viti, edhe pse afati i kontratës është 18 muaj.
Dhjetra banorë të Pogradecit janë punësuar në sektorë të ndryshëm të kantierit, ndërsa rehabilitimi i rrugës, pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë për turizmin dhe bizneset që pozicionohen përgjatë segmentit.
Live Stream
Moti
Sot

26° / 14°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,37
113.1
EUR / LEK
-0,33
133.5
GBP / LEK
-0,47
151
CHF / LEK
0,90
116.3
JPY / LEK
-98,82
1.01
Partnerë