Flash: Spanjë, policia parandaloi një sulm tjetër të ngjashëm me atë të Barcelonës
Spanjë, 5 terroristët që u vranë nga policia kishin në trup jelekë me eksploziv dhe ishin gati për të kryer sulmin
Aktualitet
Emergjencat Civile: 8 vatra zjarri në 24 orët e fundit
Situata në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin
12 gusht 2017 11:59
8 vatra zjarri janë shënuar 24 orët e fundit sipas shtabit të emergjencave civile. Qarqet problematikë janë Tirana, Dibra, Durrësi, Fieri, Vlora dhe Gjirokastra.
Shqipëria nuk I ka shpëtuar ende zjarrit që ka rënë me apo pa dashje. 
Operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në Malin e Derjes pranë fshatit Shëngjergj, bashkia Tiranë vijon ende dhe në të janë angazhuar forca të Pyjores, të Drejtorisë së Zonave të Mbrojtura Tiranë dhe forca ushtarake. Vatrat zjarrit janë aktive dhe nuk ka qenë e mundur të izolohen për shkak të terrenit të thyer dhe intensitetit të lartë. 
Në fshatin Kuç, bashkia Vorë janë aktive vatrat e zjarrit. Në vendngjarje janë forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga forca ushtarake. Që në mëngjes ka nisur të operojë dhe një helikopter për shuarjen përfundimtare të zjarrit. 
QARKU DIBËR
Një vatër e fuqishme zjarri ka rënë edhe në fshatin Bllatë, Maqellarë, bashkia Dibër. Zjarrfikësit e kanë pasur të vështirë të ndërhyjnë për shkak të terrenit të thyer malor dhe sipërfaqes së madhe të zjarrit. Në ndihmë edhe forca të ushtrisë për të shuar zjarrin, i cili rrezikon banesat e fshatit.

QARKU VLORË
Vazhdojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në territorin e bashkisë Finiq. Situata ka qenë më e rëndë në fshatin Dhrovjan. Forcat zjarrfikëse me mjete dhe banorët e zonës kanë punuar për të mbajtur flakët larg zonës së banuar. 
QARKU GJIROKASTËR
Në fshatrat Frashtan dhe Lugar, bashkia Dropull janë ende active vatrat e zjarrit. Në aksion janë përfshirë edhe 2 avionë Canadair nga Greqia, por vatrat e zjarrit nuk ka qenë e mundur të shuhen. Situatë problematike është vatra mbi fshatin Bularat ku rrezikohet një sipërfaqe e madhe pyjore.
QARKU DURRËS
Në fshatin Cudhi të bashkisë Krujë ka rënë zjarr i cili rrezikon Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës. Zjarrfikësit, bashkë me forca të pyjores, banorë të zonës dhe forca të bashkisë  janë duke mbajtur zjarrin nën kontroll. Vatrat e zjarrit vazhdojnë të jenë aktive. 

QARKU FIER
Në fshatin Çorrush të bashkisë Mallakastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, pisha dhe ullishte. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit e 3 bashkive si dhe forca ushtarake të cilat kanë shuar zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe pisha, 3 banesa të pabanuara dhe rreth 4000 rrënjë ulliri.
Live Stream
Moti
Sot

35° / 22°
Sondazh
A do të jetë riviera shqiptare destinacioni juaj për këtë sezon veror?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,30
112.09
EUR / LEK
-0,74
132.24
GBP / LEK
-2,29
146.22
CHF / LEK
-1,73
115.13
JPY / LEK
-1,44
101.13
Partnerë