Flash: Liga e Europës, Skënderbeu u kualifikua në turin e tretë
Liga e Europës, Skënderbeu mundi me rezultatin 2-0 skuadrën e Kairat Almaty. Golat u shënuan nga Sabien Lilaj 50’ dhe Sebino Plaku 83’
Aktualitet
Trafikimi i 1.3 tonëve drogë nga Kavaja
Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg pa afat të arrestuarit
17 korrik 2017 17:19
Gjykata e Krimeve të Rënda la sot në burg pa afat 5 të arrestuarit për trafikimin e 1.3 ton kanabis të kapur të premten në Kavajë. Ndërsa 5 të arrestuarit nuk pranuan akuzat, prokuroria tha se disponon përgjime ambientale që i lidhin të arrestuarit me këtë rast trafikimi. Ndërkohë një emër i gjashtë, i dyshuar si organizator, ka dalë në sallën e gjyqit. 
5 të arrestuarit për 1,3 ton kanabis të kapura të premten në Kavajë do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të prokurorisë ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Joni Sadikajn, Roland Hysenbelliun, Kejvi Hajdarin, Arvis Muçajn dhe Aristotel Kasajn. Por dëshmitë e të ndaluarve në sallën e gjyqit duket se kanë zbuluar një nga drejteusit e këtij rrjeti. Mjeti në të cilin u gjet 300 kilogramë kanabis është në pronesi të Aritotel Kasajt i cili ia kishte shitur Arvis Muçajt, por pa kryer proceduren e kalimit të poonësisë. Ndërsa Muçaj të njëtin mjet ia kishte shitur shtetasit E. Sina nga Vlora. Ky person është shpallur në kërkim nga prokuroria dhe dyshohet se është organizatori i trafikut. Sipas hetimeve ai ka siguruar lëndën narkotike,kryesisht në Vlorë dhe Tepelenë, makinat për trasportin deri në Plazhin e Gjeneralit dhe gomonen për ta trafikuar drejt italisë. E. Sina i shpallur në kërkim ka lidhje familjare me Joni Sadikaj . 18-vjecari në sallën e gjyqit mohoi të ketë lidhje me këtë histori. Sipas tij ai së bashku me miqtë e tij Kejvi Hajdari dhe Roland Hysenbelliu pasi hëngrën drekë në një restorant në Synej të Kavajës humbën rrugë për tu kthyer në Tiranë. Ai vazhdoi në dëshminë e tij se kur po ktheheshin nga Plazhi i Gjenaralit kanë hasur një patrullë policie të cilën e kanë pyetur per rrugën që duhet të ndiqnin për në Tiranë. Por efektivet e policisë i kanë kërkuar që të vijnë me ta në komisaritin e Kavajës ku edhe kanë firmosur disa  dokumeta. Por të kundërtën pretendon prokuroria e cila sqaroi se ka përgjime ambientale të kryera në komisariatin e Kavajës ku tre të arrestuarit Kejvi Hajdari dhe Roland Hysenbelliu flasin me njëri-tjetrin për sasinë e drogës dhe atë çfarë duhet të thonë.
Live Stream
Moti
Sot

36° / 23°
Nesër

37° / 23°
Pasnesër

37° / 22°
Sondazh
Kush mendoni se do ta fitojë garën për kryetar të Partisë Demokratike?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,50
113.9
EUR / LEK
0,60
132.6
GBP / LEK
-1,60
148.2
CHF / LEK
0,70
119.9
JPY / LEK
101,10
102.04
Partnerë