Flash: Liga e Europës, Skënderbeu u kualifikua në turin e tretë
Liga e Europës, Skënderbeu mundi me rezultatin 2-0 skuadrën e Kairat Almaty. Golat u shënuan nga Sabien Lilaj 50’ dhe Sebino Plaku 83’
Aktualitet
Mali i Manatisë dhe Mali i Kakariqit në flakë
Digjen disa ha me pisha dhe shkurre
17 korrik 2017 15:29
Në 24 orët e fundit dy vatra të mëdha zjarri përfshinë malin e Manatisë dhe Malin e Kakariqit. Mëgjithëse era favorizoi flakët, zjarrëfikset dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë arriten të vënë nën kontroll zjarret masive. 

Një vatër zjarri u shfaq në Malin e Manatisë në Lezhë. Flakët u përhapën me shpejtësi nga era e fortë duke vënë në rrezik edhe disa banesa. Zjarrfikës nga Lezha, Laçi si edhe ato të portit të Shëngjinit u vunë në lëvizje.
Në ndihmë shkuan edhe shërbimi pyjor si dhe forcat e policisë.
Ndërhyrja u vështirësua nga mungesa e rrugëve drejt vatres së zjarrit. Banorët u evakuuan dhe zona u mor në mbrojtje nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë të ardhura nga Shkodra. 
 Një siperfaqe pyjore prej 10 ha u shkrumbua. 
Në këto kushte, zjarrëfikësit rrethuan 3 banesat më të rrezikuara duke u përballur me flakët dhe tymin. Për shuarjen e zjarrit u angazhuan edhe forcat e ushtrisë dhe mjetet e tyre, ndërsa operacioni zgjati gjatë gjithë natës.
Pas ndërhyrjes rreziku u tejkalua flakët u izoluan. 
Një tjetër vatër zjarri u shfaq në fshatin Torovicë të Lezhës. Zjarri mendohet se ishte ndezur nga pakujdesia e ndonjë banori.  Zjarrëfikësit arritën të shmangin flakët të cilat po përhapeshin drejt 15 banesave në zonë. 
Live Stream
Moti
Sot

36° / 23°
Nesër

37° / 23°
Pasnesër

37° / 22°
Sondazh
Kush mendoni se do ta fitojë garën për kryetar të Partisë Demokratike?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,50
113.9
EUR / LEK
0,60
132.6
GBP / LEK
-1,60
148.2
CHF / LEK
0,70
119.9
JPY / LEK
101,10
102.04
Partnerë