Flash: Krim në familje në Shkodër, xhaxhai vrau me thikë nipin e tij
Shkodër, sipas policisë viktima është Mirsad Kuçi 33 vjeç, ndërsa autor i krimit është xhaxhai i tij Bujar Kuçi 62 vjeç
Aktualitet
Operacioni “Pilotët” në Kavajë
Arrestohen dy persona për drogën, pronari dhe perdoruesi i mjetit
15 korrik 2017 14:53
Dy persona të tjerë u arrestuan nga policia pas operacionit antidrogë që u krye një ditë më parë në Kavajë ku u sekuestruan sasi të mëdha droge. Sipas policisë, dy të ndaluarit janë pronari dhe drejtuesi i mjetit ku u gjenden 300 kg kanabis.

Arrestohen dy personat e dyshuar që kanë patur në pronësi dhe në përdorim mjetin ku u gjet sasia prej 300 kg kanabis në Kavajë. Me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda policia ka vënë në pranga shtetasit Aris Muca dhe Aristotel Kasa.
Një ditë më parë  ku u sekuestruan 1.3 ton hashash, 300 kg në fuoristradë dhe 1 ton në një furgon, u vunë në pranga Joni Sadikaj, Roland Hysenbelliu dhe Kejvi Hajdari.
Janë këto rezultatet e përfundimit të hetimeve të para të operacionit antidrogë të koduar “Pilotët”.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë si dhe me Prokurorinë informojnë se në gjendje të lirë po procedohen shtetasit me iniciale
- Q.Ç, H.K, A.M dhe S.M
Si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë.
Policia dhe Prokuroria vijojnë punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.
Live Stream
Moti
Sot

24° / 15°
Nesër

25° / 16°
Pasnesër

27° / 17°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,30
112.09
EUR / LEK
-0,74
132.24
GBP / LEK
-2,29
146.22
CHF / LEK
-1,73
115.13
JPY / LEK
-1,44
101.13
Partnerë