Flash: Dy persona humbin jetën, dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi mjeti i tyre doli nga rruga
Policia e Shkodrës: Automjeti me punonjësit e minierës po udhëtonte në drejtim të Shkodrës
Aktualitet
Berisha: Në sytë e të rinjve shihet vetëm Europë
Kryeministri: Opozita u përpoq të pengonte vizat. PS kërkoi të alarmonte BE për dyndje shqiptarësh
15 dhjetor 2010 12:42
Mbledhje e qeverisë këtë mesditë nuk kishte sit ë niste ndryshe, pa ju përkushtuar ditës më të madhe për shqiptarët, atë të heqjeve të vizave.

Kryeministri Sali Berisha, e nisi mbledhjen e qeverisë duke uruar gjithë qytetarët shqiptarë për lëvizjen e lirë. “Heqja e vizave është e merituar, jo dhuratë”, ka theksuar kryeministri. Ai përmendi gruan e parë që kaloi kufirin mbrëmjen e kaluar.

“Sheqerja, nëna 78-vjeçare e kaloi e para kufirin mbremë. Tani shqiptarët kanë mundësi të çmallen me të afërmit”, nënvizoi kreu i qeverisë.
Ai u shpreh I kënaqur që në mëngjes herët ka përcjellë në Rinas grupin e parë të rinjve që udhëtuan drejt Europës.

“Në sytë e të rinjve shihet vetëm Europë. Urojmë çdo shqiptar për këtë arritje”, deklaroi Kryeministri.

Ai iu shprehur mirënjohje punonjësve të administratës, duke vlerësuar se puna e institucioneve shembi paragjykimet.

Por solli në vëmendje dhe rolin negative të opozitës në këtë proçes. “Opozita u përpoq të pengonte vizat. PS kërkoi të alarmonte BE për dyndje shqiptarësh. Nuk harrohet përpjekja për futjen e vizave në kuti”, deklaroi Kryeministri në mbledhjen e qeverisë.

Ai nënvizoi se nuk harrohet e ashtuquajtur grevë urie për bllokimin e lëvizjes së lirë.

Live Stream
Moti
Sot

19° / 7°
Sondazh
Mendoni se masat për vjedhjen e energjisë janë veprim për të justifikuar rritjen e çmimit?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
2,00
110.16
EUR / LEK
-0,48
139.57
GBP / LEK
2,77
177.1
CHF / LEK
-0,59
115.5
JPY / LEK
-0,30
102.56
Partnerë