Flash: Mbyllen pa marrëveshje negociatat mes palëve politike dhe dy europarlamentarëve
Basha: Rama refuzon qeverinë teknike. Kryeministri: Të hapur për dialog pa kushte, por pa Vetingun nuk ka asnjë kompromis
Aktualitet
Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm për vrasje ish-deputetin Mark Frroku
Dënohet për vepra tjera me 7.6 vjet burg
21 prill 2017 15:01
Ish-deputeti Mark Frroku, shpallet i pafajshëm për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit në vitin 1999 në Belgjikë.
Gjykata e Tiranës, nuk lexoi arsyetimin e këtij vendimi, por vetëm shkurtimin e tij të firmosur nga tre gjyqtarët e kësaj çështje.


Por burimet thonë se gjykata ka arritur në konkluzionin se prokuroria nuk solli prova konkrete që përfshijnë Mark Frrokun në vrasjen e viti 1999. Ky arsytim u bazua edhe në vendimin e tre gjyqtarëve të tjerë të kësaj gjykate, që shpallën të pafajshëm të akuzuarin tjetër për këtë vrasje, me cilësinë e bashkpëunëtorit Kristjan Marinaj.

Nga ana tjetër gjykata, e gjeti fajtor Mark Frrokun për tre akuza të tjera, atë të “ndërtimit të paligjshmë”, fshehjes dhe mos deklarimit të pasurisë dhe akuzën e pastrimit të parave. Për të tre këto akuza, përfundimisht gjykata e tiranës e dënoi ish-deputetin Frroku me 7 vjet e 6 muaj burg.

Vet I pandehuri nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, ku përfaqësohejnga dy avokatët mbrojtës, të cilët thanë se do të ankimonin vendimin, pasi nuk ishin dakord me fajësin për akuzat e tjera.

Tre javë më parë, prokurorët gjatë leximit të pretencës, i kërkuan gjykata që Mark Frroku të dënohet në total me 26 vite burg.

Ndërsa avokatët kërkuan pafajësi, me pretendimin se akuzat e ngritura janë politike dhe të pabazuara në prova e fakte konkrete.

Mark Frroku ua rrestua që në mars të vitit 2016 pas administrimit të urdhër-arrestit ndërkombëtar për akuzën e vrasjes së kryer në Belgjik. Për këtë vrasje, fillimisht nga drejtësia belge është dënuar me10 vite burg, vendim ky që është shfuqizuar dhe dosja është kthyer për rigjykim. Por me transferimin e dosjes në Shqipëri, procesi penal në Belgjikë është pezulluar ndaj Mark frrokut dhe të dyshuarve të tjerë.



Live Stream
Moti
Sot

22° / 12°
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-0,86
126
EUR / LEK
-1,41
134.93
GBP / LEK
2,72
161.18
CHF / LEK
-1,14
126.19
JPY / LEK
3,33
115.47
Partnerë