Flash: Mbyllen pa marrëveshje negociatat mes palëve politike dhe dy europarlamentarëve
Basha: Rama refuzon qeverinë teknike. Kryeministri: Të hapur për dialog pa kushte, por pa Vetingun nuk ka asnjë kompromis
Aktualitet
Kultivimi dhe trafikimi i kanabisit në vend
Llalla takon Vasilin: Problem administrimi i provave
21 prill 2017 14:23
Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla paralajmëroi ndjekje penale për drejteues të policisë nëse asgjësimi i kanabisit të sekuestruar bëhet pa praninë e prokurorëve. Gjatë një takimi me ministrin e Drejtësisë Petrit Vasili shefi i organit të akuzës ka konsideruar gjithashtu problem administrimin e provave.


Kultvim i hashashit në sasi të mëdha në Shqipëri është bërë shqetësuese edhe për prokurorineshqiptare.

Kryeprokurori Adriatik Llalla, gjatë një takimi me ministrin e drejtësisë Petrit Vasili, ngriti si shqetësim vazhdimin e kultivimit të hashashit dhe mos funksionimin e institucioneve ligjzbatuese për parandalimin e saj dhe arrestimin e autorëve të këtyre parcelave.


Por nuk ishte ky i vetëmi shqetësim për kryeprokurorin Llalla. Kryeprokurori hodhi dyshime edhe për mënyrën e asgjesimit të tonelatave me hashash, të bllokuara në zona të ndrysshme të Shqipërisë, duke paralajmëruar ndjekje penale drejtuesit e policise nëse djegia e hashashit bëhet pa pranine e prokurorit.


Kryeprokurori Llalla i kujtoi përfaqësuesit të qeverisë, se kohët e fundit kanë rënë në mëyrë drastike referimet dhe kallëzimet në prokurori, nga institucionet liogjzbatuese, duke kërkuar një punë më intenstive nga këto institucione.
Ndërkohë, ministri Vasili i lexoi drejtuesve të prokurorive të Shqipërisë, rekomandimet e qeverisë për vitin 2017, duke renditur me pika pritoritetet e qeverisë.


Ai tha se bashkëpunimi mes institucioneve nuk bëhet me memorandum por është detyrim kushtetuese i çdo institucioni të kryej detyrën e tij, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend.

Live Stream
Moti
Sot

22° / 12°
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-0,86
126
EUR / LEK
-1,41
134.93
GBP / LEK
2,72
161.18
CHF / LEK
-1,14
126.19
JPY / LEK
3,33
115.47
Partnerë