Flash: Mbyllen pa marrëveshje negociatat mes palëve politike dhe dy europarlamentarëve
Basha: Rama refuzon qeverinë teknike. Kryeministri: Të hapur për dialog pa kushte, por pa Vetingun nuk ka asnjë kompromis
Aktualitet
Ekzekutimi i Gjoveshajt në Vlorë
Viktima para dy muajsh doli nga burgu. Në vitin 2000 mori pjesë në një vrasje
21 prill 2017 14:33
Policia ka shoqëruar disa persona për sulmin me armë mbrëmë në Vlorë, por ende nuk ka një të dyshuar për ngjarjen. Ndërkohë ajo ka dhënë detaje të reja për viktimën, e cila dyshohet se ishte shënjestra e atentatorëve.
 

Ne lokalin prane Ujit te Ftohte po pastrohet.
Gjurmet e gjakut ende jane deshmi e sulmit me arme.
33 vjecari Egys Gjoveshaj mori gjashte plumba dhe vdiq ne vend. 
Nje muzikant, kamariari dhe shoqeruesja e viktimes u plagosen

17 vjet me pare, ne 2000-in ,  Gjoveshaj mori pjese ne nje vrasje.
Por nuk ka prova qe ekzekutimi i tij mesnaten e enjte eshte hakmarrje per Laert Alushin.
Ne ate krim mori pjese edhe nje tjeter i ri Florian Meçe.
Gjoveshaj thuhet se zbrasi armen. Ai u denua me 12 vjet si minoren. Kurse shoku i tij u cilesua autori dhe mori 22 vjet.
Gjoveshaj u largua nga Italia ne Austri, por 1 vit pas krimit u ekstradua ne Shqiperi. Doli nga burgu vetem dy mua me pare dhe ditet e kalonte ne lagjen e tij. Ne nje kohe qe babai dhe motra e tij kishin lene Vlore shume vite para

Autoret e ekzekutimit te 33 vjecarit mendohet te kene qene dy. Ata u ndalen ne deren e lokalit ku po keondohej live dhe njeri hapi zjarr me bresheri.
Shenjestra e ketij sulmi kishte arme.
Por nuk arriti ta perdor. Te gjithe ata qe ndodheshin aty u shtrine per toke. Plumbat preken kater vete. Deshmitaret mohuan te kene pare vrasesit. Por hetimet e fundit kane zbuluar nje konflikt brenda ne lokal mes Gjoveshajt dhe dy te rinjeve ne tavoline tjeter. Ata kishin dale me heret nga ato ambjente.

Kur ne vendngjarje mberriti policia, Ergyes Gjoveshj ishte akoma ne jete. Por deri tek shkallet jashte lokalit.
Aty ku dhe policet i hodhen trupit nje batanije siper. Te demtuarit e tjere, Florjan Hila, 28 vjeç muzikat, Arsonel Llanaj 32 vjec kamarier dhe Arata Luka 26 vjece u derguan ne spital.
 Arta Luka mendohet qe ishte ne shoqerine e viktimes.
Kurse kamariri Arsonel Llanaj ne gjendje me te rende, nga spitali i Vlores u transportua per ne spitalin e Traumes ne Tirane.

Gazetaret tentuan te flisnin me te, por Llanaj mohoi te kishte pare se cfare ndodhi.

Policia e Vlores shoqeroi disa persona pas ngjarjes. Por asnje prej tyre nuk dha informacion qe te çonin drejt autoreve. Dyshohet ekzekutim per hakmarrje. Por policia nuk eshte e bindur. Ne te njejten kohe hetueset po tentojne te bejne nje lidhje mes vrasjes se Gjoveshajt ne 2000-in me incidentin brenda ne lokal nje ore para se te ekzekutohej.






Live Stream
Moti
Sot

22° / 12°
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-0,86
126
EUR / LEK
-1,41
134.93
GBP / LEK
2,72
161.18
CHF / LEK
-1,14
126.19
JPY / LEK
3,33
115.47
Partnerë