Flash: Mbyllen pa marrëveshje negociatat mes palëve politike dhe dy europarlamentarëve
Basha: Rama refuzon qeverinë teknike. Kryeministri: Të hapur për dialog pa kushte, por pa Vetingun nuk ka asnjë kompromis
Aktualitet
Ish-deputeti Mark Frroku mohoi akuzat dhe e cilësoi procesin gjyqësor ndaj tij si politik
Nesër jepet vendimi nga gjykata
20 prill 2017 19:38
Gjykata e Tiranës, për më shumë se dy orë dëgjoi mbrojtjen dhe pretendimet e ish-deputetit Mark Frroku, që mohoi akuzat e prokurorisë.
Para gjykatës, fillimisht dhanë qëndrimin dhe arsyetimin ligjor avokatët mbrojtës të Mark Frrokut, të cilët i cilësuan akuzat e sajuara dhe pa baza ligjore. Ata i kërkuan gjykatës, që klienti i tyre Frroku, të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura. Nga ana tjetër, edhe ish-deputeti Frroku mohoi akuzat, duke pretenduar se procesi gjyqësor ndaj tij, është një proces politik. Ai mohoi akuzën e vrasjes në Belgjikë të Aleksandër Kurtit, siç mohoi edhe akuzat e “ndërtimit të paligjshëm”, apo fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave.
Ndërkohë disa javë më parë, ishte prokuroria që kërkoi nga gjykata që Frroku të deklarohet fajtor dhe të dënohet me 26 vite burg.
Gjykata vendosi të shtyjë shpalljen e vendimit për ditën e premte në ora 12:15.



Live Stream
Moti
Sot

22° / 12°
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-0,86
126
EUR / LEK
-1,41
134.93
GBP / LEK
2,72
161.18
CHF / LEK
-1,14
126.19
JPY / LEK
3,33
115.47
Partnerë